Ermira Babamusta: Joni Latifi drejt ëndrrës së aktrimit në Amerikë

926
Sigal

Joni Latifi është një aktor i talentuar shqiptar, lindur në Tiranë
më 27 qershor 1994. Ka kryer studimet e larta dega “Administrim Biznesi” në
Universitetin Evropian të Tiranës. Në vitin 2016 ka lëvizur në Nju York, në
ndjekje të ëndrrës së tij për t’u bërë aktor i “Hollivudit” dhe një yll i
suksesshëm në fushën e aktrimit. Ka marrë pjesë në reklamën e Telekom Albania
dhe në video-klipin “Pa Mua” të këngëtares së njohur Eranda Libohova, fituese e
festivalit “Kënga Magjike”.
Joni Latifi luan rolin
“Laki” në filmin “Akuariumi”, me regji të Dhimitër Ismailaj dhe me rol kryesor
Florind Belliu. Gjithashtu është protagonist i filmit “Buster” me regji nga
Leandro Gualdi  dhe luan në filmin “Winner winner chicken dinner” me
regjisor Jun Ren.
Ndjek studimet në akademinë prestigjioze “Stella
Adler Studio of Acting” në Nju Jork për aktrim, në programin me emër
“Professional Conservatory”, që njihet nga më të mirët në Amerikë për përgatitje
në industrinë e filmit të Nju Jorkut dhe Hollivudit.

 Na tregoni për fillimet në fushën e
aktrimit?
 

Fillimet e mia në fushën e aktrimit kanë qenë të
vështira, por s’kam hequr kurrë dorë nga pasioni im. Çdo përvojë në audicione
më ka bërë më të fortë dhe më ka shtyrë për të punuar shumë e më shumë. Sidomos
në Jo-në e parë që mora, kam pyetur veten, çfarë mund të jap më shumë nga vetja
për të qenë i suksesshëm në qëllimet e mia. Fillova të marr disa klasa aktrimi
dhe gjuhë personale për t’u përgatitur më së miri në nivelin profesional. 
Suksesi arrihet me shumë punë, duke punuar fort
me orë të vona dhe duke u dashuruar me punën që po bën. Dhe sa herë që fitoj
një audicion më bën ta dua më shumë punën dhe më rrit besimin në aftësitë dhe
talentin tim. Nuk i mbaj shpresat te fati, por te puna dhe këmbëngulja ime për
të arritur aty ku dua unë të arrij. 

Me cilat projekte po merreni
tani?
 

Momentalisht marr audicione ose rol direkt nga
dy agjencitë më të mëdha në New York. Tani po merrem me audicione të shumta,
por konkretisht po punoj për një film, me regjisorin e njohur shqiptar,
Dhimitër Ismailaj dhe me aktorin e talentuar Florind Belliu. Film është me metrazh
të shkurtër i quajtur “Akuariumi”. Shpresojmë ta xhirojmë në fillimet e vitit
2018. Do jetë dramë, romancë.

Çfarë ju pëlqen në rolin
që po luani në filmin “Akuariumi”? Si lidheni ju me këtë personazh?
 

Me pëlqen roli shumë se do jetë “back in time” i
një djali me emrin “Laki”, humorist, me ambicie dhe feminist. Më përshtatet
shumë në jetën reale. Duke parë se regjisori është shqiptar, shumë i aftë, ka
mbaruar studimet në New York për regjisor, po më ndihmon shumë dhe ka goxha
besim tek unë. Filmi do dërgohet në 50 festivale, shpresojmë për diçka të mirë!

Gjithashtu jam me mikun tim të ngushtë Florind
Belliu, i cili më jep këshilla dhe do ketë rol kryesor në këtë film. Ne
shpresojmë që filmi “Akuariumi” të pëlqehet jashtë Shqipërisë nëpër botë dhe brenda
gjithashtu.

Cili ka qenë filmi më i
bukur ku keni marrë pjesë?
 

Filmi më i bukur që kam marr pjesë quhet
“Buster” i cili nuk ka përfunduar ende. Aty luaj rolin kryesor dhe në fund të
këtij vitit do dalë dhe Preview. Do jetë short movie drama. Kam rolin e
“Buster”, një djalë me trauma, me probleme të forta psikologjike. Në këtë rol,
ndjesia ime është dhuna dhe çdo ditë vej në dyshim ekzistencën e jetës sime.
Kam punuar shumë fort për këtë rol, dhe xhirimet kanë vajtur shumë mirë.

Filmi tjetër del nē janar të 2018 “Winner winner
chicken dinner” short movie i stilit Tarantinos. Kam rolin e “John Kumarxhi”
dhe mafioz; i gjithë filmi ka vetëm një skenë në tavolinën e një Poker game.
Kam rol dytësor. Të dy filmat do çohen në festivale në USA.

Çfarë lloje filmash ju
pëlqen të jeni pjesë?
 

Filmat që më pëlqejnë të marr pjesë janë: Drama,
Horror, romancë, thriller.  Kam refuzuar edhe shumë role si aktor extra pa dialogue sepse nuk dua të jem
pjesë e asaj turme, edhe pse i respektoj. I vetmi film që kam luajtur si extra
është filmi hollivudian “The Night Hawks” ku jam pjesë e një skene. 

Çfarë mund të presim nga
ju për vitin 2018?
 

Viti 2018 më pret me studimet në shkollën më të
mirë “Stella Adler”, të cilën e kanë mbaruar yjet e kinematografisë Marlon
Brandon dhe Robert De Niro. Dhe shpresoj një ditë të jem në nivelin e aktorit
tim të preferuar Johnny Depp.