Ermal Meta dhe Fabrizio emocionojnë Eurovizionin: Vargu në gjuhën shqipe që preku shqiptarët

554
Sigal

Mbrëmjen e së enjtes u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian “Eurovizion 2018”.

18 shtete konkurruan në natën e djeshme ndër të cilat edhe Italia, e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtari shqiptar Ermal Meta, në bashkëpunim me italianin Fabrizio Moro.

Para se të performonin, Ermali dhe Fabrizio rrëfyen domethënien e këngës së tyre të re “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë)”.

Ajo u këndohet të gjithë atyre terroristëve që bëjnë krime, për tu thënë se bota vijon ende të ngrihet, me buzëqeshjen e një fëmije, pavarësisht gjithçkaje.

I veçantë ishte momenti kur teksi i këngës transmetohej në ekranin pas shpinës së dyshes së këngëtarëve në të gjitha gjuhët e botës, mes tyre edhe në gjuhën shqipe.