Ermal Mamaqi dhe Landi do ju përlotin teksa kujtojnë sot ditëlindjen e Dr Florit

1091
Landi Hysi është personi që nuk harron asnjëherë të kujtojë mikun e tij Dr Florin dhe as sot nuk kishte si të mungonte urimi prekës për të. Pikërisht sot do të festohej ditëlindja e Dr Florit ndaj dhe dy miqtë e tij të vjetër, Landi Hysi dhe Ermal Mamaqi kanë bërë nga një urim prekës duke risjellë në kujtimet tona Dr Florin. “28 Shkurt Datlindja jote sot Floro…”, shkruan Landi krah kësaj fotoje të vjetër të mbushur me kujtime. Ndërsa Ermali i ka kushtuar një letër me fjalë mjaft prekëse mikut të tij që nuk jeton më: LETRA Më mori malli Flor… Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon. Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës. Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: – Pse sa është ora? Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim. Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj. Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë. Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd. Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë… Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon. Kushedi sa bukur do jetë..”, shkruan moderatori.
Sigal