Erisa Nikaj :Në demokraci nuk ka pse të ketë tabu

638
Sigal

INTERVISTA/ Flet Modelja , Psikologja & Prezantuesja e njohur televizive , Erisa Nikaj 

Psikologe, modele dhe prezantuese, një trinom profesionesh që ajo i dashuron pa i ndarë nga njëra-tjetra. Elegante, e zgjuar, e dashur, mirënjohëse, kërkuese këto janë disa nga cilësitë e saj. Asnjëherë nuk e ndan librin nga dora dhe asnjëherë nuk e kalon kohën kot. Mbesa e këngëtares së mirënjohur Paulina Nikaj, jeta e saj mes artit dhe psikologjisë e bën më të sigurt dhe largpamëse. Ajo ka një fjalor të pasur dhe flet aq bukur gjuhën letrare. Vishte bukur dhe me gusto, pa e tepruar me veshje ekstravagante.  Është motra e modelit të njohur Hermes Nikaj me të cilin ka raporte sa vëlla motër, po aq dhe shoqërore, pra janë si miq pasi i hapen shumë njëri-tjetrit.

Për të gjithë ata që e kanë dëgjuar këtë emër nga ekrani , por që s’dinë shumë, mund të na bësh një prezantim të shkurtër rreth vetes ?
Unë quhem Erisa Nikaj, jam 25 vjeç dhe i përkas shenjës së Dashit. Kam lindur në Qytetin e Tiranës dhe banoj në Tiranë . Që në fëmijëri isha e apasionuar pas baletit, modelingut dhe të bukurës. Duke qenë edhe familje artistësh, mbesa e Këngëtares Paulina Nikaj, gjyshja më shtyn që dhe unë të jem pjesë e botës së Artit . Fillimisht kam qenë e njohur si Modele , duke sfiluar për marka të fuqishme të industrisë së modës, por edhe duke bashkëpunuar me shumë fotografë të njohur . Në vitin 2009 kam qenë pjesëmarrëse në Spektaklin e bukurisë Super Model of the Ëorld (në Top Channel), organizuar nga i madhi Fadil Berisha ku arrij të shkoj deri në finalen e madhe. Më pas , vendos të vazhdoj studimet e larta për Psikologji , në Universitetin Shtetëror të Tiranës ku dal me rezultate te shkëlqyera dhe sot, ushtroj profesionin e Psikologes.

Ne ju njohim edhe nga ekrani si Prezantuese apo Opinioniste të Programe të ndryshme
Është e vërtetë, por me thënë të drejtën të qënurit personazh publik s`më pëlqen , prandaj edhe e lashë punën time si Moderatorë në TV Klan . Unë kam qenë Prezantuese e Kronikës së Tiranës në Programin e Mëngjesit në Televizionin Klan, Aldo Morning Shou , së bashku me vëllain tim Hermes . Produksioni & Regjisorët këmbëngulën që unë të qëndroja akoma në programin e mëngjesit, por unë e refuzova dhe lashë vetëm vëllain tim.

Jeni motra e Prezantuesit të njohur Hermes Nikaj, cila është lidhja juaj më të?
Unë e adhuroj vëllanë tim, më pëlqen këmbëngulja dhe sportiviteti i tij. Ai është një mashkull me shumë vlera dhe gjithçka ka dashur e ka arritur në jetë. Marrëdhënia jonë nuk është marrëdhënia standarde vëlla e motër, por edhe dy miq të mirë ku i hapemi për gjithçka njeri-tjetrit .

 Çfarë e bën një Moderatore të jetë e suksesshme?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh Moderatore sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?
Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të ardhmes time. Përqindja e guximit është e madhe por 100 % është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet .Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme .

Cili është idhulli juaj në botën e Televizionit & Spektaklit?
Do të veçoj këtu Moderatoren e Pasdite në Top -Channel, Ulpiana Lama, e cila është një Prezantuese plot sharm dhe elegancë .

Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve te ndryshme për linjat & sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

Ndërkaq, le të kalojmë tek Martesat Gay , jeni Pro apo kundër ?
Totalisht Pro. Përderisa bota e qytetëruar e pranon, atëherë s’ka asgjë të keqe! Tashmë në jetë, në demokraci nuk ka pse të ketë tabu. Jeta shfaqet me të gjitha ngjyrat e ylberit.

Thonë që nuk ka industri mode në Shqipëri, cili është mendimi juaj?
Në fakt e kam dëgjuar shpesh dhe më vjen keq sepse e thonë pikërisht ata që ndërkohë merren me këtë gjë. Është mëse normale që s`mund të flasim për industri si vendet e botës, por gjithsesi edhe këtu ka shumë përpjekje për të arritur. Stiliste, Modelë, Fotografë, janë në gamën e modës, ku secili përpiqet në një mënyrë apo tjetër të sjellë diçka të re. Ndoshta, fakti është se shumë herë duke mos pasur dhe një edukatë mode shumë gjëra nuk perceptohen. Është më e thjeshtë të flasësh kundër sesa të ecësh me hapin e kohës.