Erida Lama: Për politikën nuk flas, por politikanët i simpatizoj

926
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Erida Lama: Preferoj të më quajnë më mirë të zgjuar se sa të bukur

 Tashmë është impenjuar më shumë me shkollën pasi vetëm aty e sheh të ardhmen e sigurt. Pushimet e verës këtë vit i ka bërë vetëm në Shqipëri, pasi plazhet e jugut sipas saj janë shumë të bukura dhe të virgjëra. I pëlqen udhëtimi me makinë pasi “Udhëtimi me makinë ndryshe nga udhëtimi me avion, të jep mundësinë të shijosh mrekullitë e natyrës”. Preferon ta quajnë më mirë të zgjuar se sa të bukur. Por mirë është t’i kesh të dyja. Kur flet për dashurinë ajo thekson: Eh, për këtë temë nëse do të ishte e mundur mund të rrija të shkruaja një roman… Nuk ka njeri që nuk dashuron….

 -Ku po i bëni pushimet verore?

Këtë verë kam zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për pushimet verore.

 – Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

Më pëlqen jugu i Shqipërisë për pastërtinë e detit po edhe Shëngjini nuk mbetet prapa.

 Lidhjet me politikën?

Fakti që nuk kam shprehur ndonjë opinion në lidhje me situatën aktuale politike, s’do të thotë që nuk simpatizoj ndonjë parti apo politikan/e.

 -Çfarë po lexoni këtë verë?

 “Ferri”, Dan Brovvn

 -Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

Kam patur disa oferta nga jashtë, por angazhimet me shkollën më kanë bërë t’i lë pak pezull për një vendim me konkret.

 Si do ta përkufizonit modelingun?

 Modelingu si çdo fushë tjetër e se bukurës, e artit është vetëm e bukur. Vështirësitë nuk ekzistojnë, kur vërtet e dashuron atë çka di të bësh më mirë dhe vlerësohesh.

 Momentin e parë kur ke modeluar si do ta përkufizosh?

 Besoj se, si çdo eksperiencë e parë pa diskutim ka emocione të forta. Ka qenë një “ëndërr” e hershme të isha pjesë e pasarelave. Dhe mendoj që ka shumë vajza që e dëshirojnë kaq shumë këtë apo një tjetër dhe nuk munden të ndjekin ëndrrat e tyre për një arsye të caktuar. Mua më deshi fati dhe e pata tejet të lehtë ta bëja realitet këtë dëshirë. Në moshën 14 -vjeçare më ka ofruar Endrit Mërtiri të jem pjesë e agjencisë “AS” dhe ai ka qenë personi që më ka zbuluar.

 Konkretisht vendi ynë Shqipëria, a ka të njëjtën hapësirë për modelet?

 Të jem realiste si në çdo aspekt tjetër Shqipëria nuk ka të njëjtin treg siç mund të jetë në perëndim, sidomos në modeling që vetëm vitet e fundit po zhvillohet. Por duke qenë se inspirohemi nga perëndimi kërkojmë që të kemi ato standarde, por që kurrsesi s’mund të krahasohemi por realisht edhe modelingu është drejt zhvillimit edhe këtu në Shqipëri.

 Cilat janë modelet që ju kanë inspiruar më shumë në jetën si modele?

 Modelet që më kanë inspiruar gjithmonë dhe i ndjek e i shoh me kënaqësi në rrjetet sociale janë Bianca Balti dhe Adriana Lima.

 Thuhet se modelet mbajnë dietë të fortë dhe kalojnë në anoreksi, kjo është e vërtetë për ju?

  Sigurisht që, duke qenë ” maniake ” e dobësisë nga dietat dhe regjimet e tepruara kalon në anoreksi sikurse kemi dëgjuar plot raste. Por unë personalisht dhe fatmirësisht nuk më duhet të mbaj dieta. Ndihem shumë me fat për këtë fakt. Mund të ha çfarë të dua

 Modelet kanë preferenca edhe të kirurgjisë plastike, a janë në preferencat tuaja këto operacione?

  Nuk dua të gjykoj apo paragjykoj askënd. Nuk jam kundra kirurgjive plastike, përkundrazi më pëlqejnë që femrat të kujdesen për veten për pamjen të kurohen deri në detaje, por sigurisht pa e tepruar. Nuk kam menduar asnjëherë të bëj ndonjë ndërhyrje, por ndoshta në një të ardhme nëse do të jem një femër në karrierë patjetër që do të bëja një lifting.

 Plazhi nudo tashmë është bërë për shumë femra diçka e zakonshme, po për ju a është preferencë ky plazh?

 Për plazhet nudo nuk kam menduar, por kam dëgjuar. Do të zgjidhja të përgjigjesha me shprehjen e famshme të të urtëve “sipas vendit bëhet Kuvendi”. Një përgjigje tepër popullore.

 Rrobat firmato janë në plan të parë të modeleve. Ju cilat rroba preferoni dhe për më tepër cilat rroba banje?

 Besoj se nuk ka femër që nuk është e pasionuar pas veshjeve dhe që nuk ka një markë të preferuar. Më ka pëlqyer gjithnjë Dolce& Gabana dhe rroba banjat të atij stili i përdor.

 Sot duhani për modelet është diçka e zakonshme, po ashtu dhe alkooli, po për ju?

 Nuk e pi as duhanin as alkoolin. Për vet faktin që jam ende e vogël, por as nuk më kanë tërhequr asnjëherë që të jem konsumatore e tyre.

 Të flasim për dashurinë. Çfarë është për ju dashuria?

Eh, për këtë temë nëse do të ishte e mundur mund të rrija të shkruaja një roman… Nuk ka njeri që nuk dashuron. Jam e dashuruar. Dashuria është një ndjenjë unike dhe e magjishme…

 Cili është mashkulli ideal sipas jush?

 Mashkulli ideal është personi që kam në krah.

 Në njohjet mes njerëzve konkretisht mes meshkujve, çfarë të ofron, paraja, inteligjenca, apo bukuria?

 Kam bindjen e plotë që pavarësisht se impakti viziv është ajo çka të tërheq dhe ajo çka të shtyn ta njohësh një person, absolutisht që inteligjenca, karakteri, thjeshtësia janë ato çka mbeten dhe kur bukuria apo paraja të jenë venitur.

 Kur flasim për kohën e lirë, si e kalon atë?

 Në kohën e lirë drekoj apo darkoj me shoqërinë jashtë Tirane, shkojmë në kinema apo teatër për kushtet që na ofrohen. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë të bëj.

 -Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

 Në gardërobën time nuk mungojnë ngjyrat, por këtë verë jam pasionuar më shumë pas të bardhës.

 – Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës, po frutat?

Ushqimi i preferuar (jo vetëm gjatë verës) prodhimet e detit. Frutat i konsumoj shpesh më pëlqejnë pothuajse të gjitha, por veçanërisht pjepri dhe ananasi.

 – Cila është pija e preferuar gjatë verës?

Mojito pasion fruit .

 – A e duroni dot vapën?

Pranë detit vapa suportohet më së miri.

 -Më mirë në verë apo në dimër?

 Çdo stinë ka veçantinë e vet…

 – Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?

Udhëtimi me makinë ndryshe nga udhëtimi me avion, të jep mundësinë të shijosh mrekullitë e natyrës.

 – A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Udhëtimet apo pushimet shijojnë gjithnjë mes miqsh.

  -Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Jo nuk e kam problem largësinë nga shtëpia pasi jam mësuar duke marrë parasysh punën që unë bëj më është dashur vazhdimisht të lëviz…

  – Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

Çdo gjë është relative mbrëmjet i kaloi më së miri duke i alternuar shoqëritë.

 – Çfarë sporti ushtroni në plazh?

Notin dhe volejbollin.

– Sa kohë qëndroni në diell?

Mjaftueshëm sa për të marrë ngjyrën që dëshiroj dhe aq sa të mos jetë i tepruar dhe i dëmshëm.

 -Kur zgjoheni në mëngjes?

 Në varësi të preokupimeve ditore.

Ushqimi i mëngjesit në verë?

Një gotë qumësht, vezë dhe një banane.

 Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

 Inteligjenca.

 -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 Paragjykimi.

 – Sa kohë zgjasin pushimet e verës?

-Pushimet e verës zgjasin sipas mundësive të çdo individi mua me zgjasin 3 muaj ose më shumë.

-Po turizmin malor a e frekuentoni?

E preferoj shume turizmin malor, por nuk e frekuentoj…

 – Të pëlqen më shumë uji i kripur apo i ëmbël?

Uji i kripur i detit.

 – Kur është ora më e vështirë në verë?

 Çdo stinë karakterizon një stil të ri jetese.

 -Shtrihesh në rërë apo në çarçaf?

Ditët e sotme në plazh ofrohen kushte shumë komode dhe në çdo plazh që unë frekuentoj ekzistojnë shezlong shume komodë dhe të rehatshëm

 –Në plazh dëgjoni muzikë, lexoni apo luani në ujë?

-Të treja nga pak.

 -Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Këtë verë ndryshe nga vitet e kaluara kam vendosur të eksperimentoj me “boddy”. Për momentin mbaj syzet “Miu Miu” të koleksionit të fundit.

 -Cilat janë planet e së ardhmes? -A keni ndonjë peng?

Planet e së ardhmes janë përfundimi me rezultate të larta i shkollës  dhe krijimi i një karriere të mirë.

 -A e preferoni plazhin nudo?

Jo.

– Ku është vendi që keni ëndërr për të bërë plazh?

Karaibe dhe Kenya.

 Albert Z. ZHOLI