Ergys Alushi/ Të mërdhin trupi a të keqen, mos prit të të mbulojnë…

81

Monica të keqen

Të gënjeu dielli i marsit a të keqen
u zhveshe para kohe
u freskua moti
është bërë i pa qëndrueshëm ky qerrata mot
i paparashikueshëm
i pabesueshëm
është bërë si njerëzit a të keqen
nuk njihen më
nuk u beson dot më
paradite, diell
pasdite, shi
ndryshon moti siç ndryshojnë njerëzit lokalet,
shoqëritë,
aleancat

Monica të keqen
U bë kaq kohë pa të shkruar
jo se nuk ka patur ngjarje
ka patur boll
por, sesi janë këto ngjarjet e fundit
është turbulluar keq a të keqen
nëndetëse nga të gjitha anët
aleanca të fshehta
nuk njihen më njerëzit
i kanë shtuar maskat në fytyra
i ndërrojnë nga mëngjesi deri në darkë
ke dëgjuar ti për atë historinë e kalimit të lumit me kal
kanë mbetur pa punë kuajt a të keqen
amanet kalin, kur ta shikosh

Hall i madh a të keqen

Kemi mbetur pa busull
rrumpallë gjithandej
zyrtarët janë mbyllur nëpër zyra
nuk kanë se çfarë të bëjnë jashtë
nuk kanë fonde
u ka mbaruar deri edhe letra për shkresa
qyteti është bërë i të gjithëve e i askujt
presin e përcjellin njerëz vetëm për punësim
i’ u premtojnë duke

i gënjyer
ndryshe para 23 Qershorit, ndryshe tani
drejtuesit e rinj nuk i njohin më shokët e vjetër të fushatave
sikur nuk do të ketë më fushata

Monica të keqen

Të mërdhin trupi a të keqen
mos prit të të mbulojnë
si dikur në opozitë
askush nuk ta jep më një rrobë për tu veshur
të prish pushteti
se mos vetëm pushteti
thuaj një fjalë a të keqen
a na e di të paktën për nder, heshtjen.