Ergys Alushi/ Monica të keqen…

477
Sigal

Të dhemb i gjithë trupi a të keqen…

nga lart dhe poshtë…

të përzihet…

nuk ke faj…

hall i madh i ndodhi Fullanit…

por hall I madh edhe me Erionin që u martua…

kundër dëshirës i kanë që të dy…

por ç’të bëjnë…

Kështu e do politika…

miqtë e mirë…

kështu është më e mira…

ndaj qetësohu,

lëre për ça kohë makinën,

do të jetë me rrezik…

Ka ardhur sezoni i gjahut mesa duket…

se i tritolit është që është…

Lëre, lëre…

Hall i madh a të keqen…

jemi rikthyer në qendër të vëmendjes…

e ke parë…

Kokë më kokë Rama me Merkel…

kokë më kokë me Obamën

pa do të na vijë dhe Papa

kombëtarja fitoi në Portugali

nuk janë shenja për mirë…

Ka ndodhur gjithmonë një gjë e keqe…

sa herë jemi vënë në qendër të vëmendjes…

sepse na vendosin të tjerët…

dhe jo sepse ne bëjmë gjëra të mira që të vendosemi vet

Hajde gjeje se çfarë do të jetë a të keqen…

thonë grupe xhihadistët…

ka zëra se po anojmë nga Turqia…

Maqedonia nëpër këmbët e Evropës…

është edhe meraku i Berishës…

hall i madh a të keqen…

Monica të keqen…

Rri e qetësohu pak…

dil në këmbë…

të bën mirë një shëtitje…

të është trazuar keq ai stomak…

strese të mëdha…

Duhet guxuar për tu ndryshuar,

nuk shtyhet më kështu

Hidhe përtej frikën e të panjohurës që të pret…

mos ia qaj hallin Fullanit

Erioni doli në punë…

nuk do të bëj muaj mjalti…

duan mirëqenie mileti…

ua jep Erioni…

me lekët që do ti marrin Fullanit…

ndaj shëroje atë kokë…

bëji derman dhe asaj dore që ke aty poshtë…

ma këpute zemrën a të keqen…