Ergys Alushi/ Monica të keqen…

516
Sigal

Të drejtë ke…

ta kanë sjellë në majë të hundës…
Nuk ke faj…
kanë folur keq për ty…
e çfarë nuk kanë thënë…
Gjithë të zezat i kanë thënë…
dhe përse…
thjesht dhe vetëm për t’u treguar besnik tek pushteti…
se gjoja ia duan të mirën…
dhe e “mbrojnë”nga të “këqijtë”si puna jote…
për një “copë magazinë”, a të keqen…

Hall i madh, a të keqen…

Ta qaj hallin…
e kanë tepruar…
të ka ardhur në majë të hundës…
E kanë mbushur kupën…
mos e vrit mendjen…
vjen një moment që kupa edhe zbrazet…
do sqarohen të gjitha…
se këto llafet e kanë dhe një të mirë…
verifikohen dhe sqarohen të gjitha…
E pastaj kuptohen lehtë, se kanë qenë me tendencë…
me poshtërsi…
për të të bërë pis…
dhe ti bëhesh më e fortë pas sqarimit…

Monica, të keqen…

Të drejtë ke, a të keqen…
ta kanë sjellë në majë të hundës…
duke të sharë ty, disa përfituan ato që kërkuan…
kjo është e gjitha…
po të kesh besim që kanë filluar e po sqarohen të gjitha…
edhe gabimet që janë bërë, do rregullohen a të keqen…
nuk i kanë njohur njerëzit…
i njohën tani në fazën e pushtetit, kur të gjithë të sillen mirë e me përulje…
për atë të shkretë “magazinë”, a të keqen…

Monica të keqen…

Të drejtë ke…
e kanë tepruar…
i thanë e i bënë të gjitha të këqijat…
edhe pse asnjë nuk ka burrërinë që të dalë e të t’i thotë në sy, se çfarë të keqe i ke bërë…
nuk kanë se çfarë thonë më…
tani ka filluar e tatëpjeta…
po mbyllet cikli i llafeve…
ta kanë sjellë në majë të hundës, a të keqen…
Nuk ke faj…
po mos u mërzit…
më shumë ditë vijnë sesa ikin…
duhet ta shpëtojmë Rilindjen nga shushunjat e pushtetit…