Era Istrefi publikon klipin e “No I Love Yous” bashkëpunim me French Montana

744
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore, ka publikuar edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.
Top Channel mëson se “Ultra Music”, kompania me të cilën ka kontratë Era, sapo ka publikuar në kanalin e saj zyrtar të “Youtube”, klipin e ri “No I Love Yous”, i cili është xhiruar në Los Angeles.
Kënga ishte paralajmëruar një muaj më herët nga Era, duke ngjalluar interes të madh te fansat dhe tashmë, projekti i ri muzikor pritet të kalojë edhe sukseset e “Redrum”.
Pak kohë më parë, Era ndryshoi edhe modelin e flokëve duke u shndërruar në brune, ashtu siç shfaqet edhe në klipin e ri.
Sigal