Epopeja kusarëve (pjesa e shtatë)

548
Sigal

Sistemi që erdhi,

Vërtetë ndërroi fletët,

Po këtu janë shtuar,

Shumë analfabetët!

 

Sistemi që iku,

Qe Njësh për arsim,

Të mesmen e kishin,

Gjithë me detyrim!

 

Po tani shumica,

S’shkojnë në shkollë fare,

Nuk mbarojnë dot,

Asnjë tetëvjeçare!

 

Fshatrat me shumicë,

Shkollat kanë rrafshuar,

Aty s’bëhet fjalë,

Më për të mësuar!

Dhe ata që shkojnë,

Në universitet,

Janë kallinj të shkundur,

Nuk kanë bereqet!

 

Janë kallinj të shkundur,

Për asgjë nuk vlejnë,

Notat dhe diplomat,

Me para i blejnë!

 

Kush ka pare shumë,

S’ka nevojë për mik,

Ai mund të bëhet,

Dhe akademik!

 

Ai mund të ngjitet,

Në majë të pushtetit,

Se këtu ka rënë,

Kanceri i ryshfetit!

Ryshfeti është kthyer,

Në formë të menduari,

Ndaj del budallai,

Më mirë se i zgjuari!

 

Se kancer-ryshfeti,

Metastazat zgjati,

Njëlloj tek publiku,

Edhe të privati!

 

Ç’mund të quhet ndryshe,

Derr dhe vetëm derr,

Ai që e jep,

Dhe ai që e merr!