Epopeja Kusarëve (pjesa e pestë)

575
Sigal

Këta kusarë s’do harrohen,

Kurrë as në jetë të jetëve,

Kryeturpi më i madh,

Trafikimi i deputetëve!

Neve dimë që trafikohen,

Vetëm kurvat nëpër skuta,

Ndaj dhe këta deputetë,

Janë burra-prostituta!

Një ditë u mërzit Vangjeli,

Vangjel Tavo natyrisht,

Iku bajga nga PS-ja,

LSI-së ju ngjit në bisht!

Se çfarë pisllëqe ka bërë,

Ai qafir e di vetë,

Se çudia e çudive,

Që është sot në Kabinet!

Sa të jem e sa të rroj,

Do ta kem në bombardim,

Se batakçiu më vodhi,

Gjithë votat e fshatit tim!

Këta burra-prostituta,

Janë turp i njerëzimit,

Si puna e Vangjel Tavos,

Është dhe puna e Shpëtimit!

Ato që i dha PS-ja,

Janë të gjitha harreme,

Vodhi vota socialiste,

I ktheu në vota çame!

Po të rrinte opozitë,

S’kish ç’i thosha unë i ziu,

U bë simbol i pabesie,

Gjersa u lut tek Saliu!

Për të qarë e për të qeshur,

Për të ngrënë veten me dhëmbë,

Deputetët e PS-së,

Mbajnë regjimin në këmbë!

Kur do zgjidhnin Presidentin,

E do qëronin orizin,

Rama nuk duhej të rrinte,

Në një dhomë me Idrizin,

S’mund të rrinte me një burrë,

Që e kishte prerë në besë,

Ai që në Spanjë u njoh,

Si Kolona numër Pesë!

Kaç Islamin e kam sharë,

Jo kot fare natyrisht,

Porse gjer tani me Salën,

Nuk është bërë zyrtarisht!