Epopeja e kusarëve (Në variant të ri)

550
Sigal

Pjesa e tretë.

 

Pushteti që iku,

Bashkoi edhe malet,

Dhe ngriti për popull,

Gjithë hidrocentralet!

 

Por palo kusarët,

Tufa me majmunë,

Sot nuk mundet dot

Që t’i mbajë në punë!

 

Për hidrocentralet,

Neve na ra bretku,

Po tani paratë,

Këtu i mbledh çeku!

 

Djersa popullore,

Eshtë djersë e shenjtë,

Po tani korentin,

E blejmë kaq shtrenjtë!

 

E blejmë kaq shtrenjtë,

Më shtrejntë s’mund të ketë,

Po hidrocentralet,

I ndërtuam vetë!

 

Pushteti që erdhi,

Me tam tam e bujë,

Njëzet vjet ka bërë,

Një vrimë në ujë!

 

Pushtetin që erdhi,

Nuk kam pse ta fal,

Nuk kan gritur dot,

Një hidrocentral!

 

Këta nuk ndërtojnë,

Janë për të grabitur,

Ca hidrocentrale,

Edhe i kanë shitur!

 

I shitën kusarët,

Pa menduar fare,

Dhe pse pasuria,

Qe mbarëkombëtare!

 

Si ujku u sulën,

Këta mbi Atdhe,

Dhe e bënë Atdheun,

Kashtë e kallame!

 

Veç një vulë turpi,

O kusarë do mbani,

Kaq dëme s’ka bërë,

As pushtus gjermani!

(Vijon nesër)