Enver Cakaj: Do të vdes duke kënduar

1029
Një ditë atë e pa Kahreman Ylli duke shkruar dhe u afrua dhe i tha: “Shkruaj, shkruaj, se një ditë do të mbarojë lufta dhe ne do të hapim shkolla, do të botojmë dhe gazeta, do të kemi dhe poetë e shkrimtarë. Le të jesh dhe ti njëri prej tyre.”
Mendjen ia kishte ngritur babai që kur kishte marrë pushkën në krah dhe kishte luftuar kuundër andartëve grekë dhe esadistëve. Pas Mehmet Hysit kishin shkuar të gjithë burrat e fshatit me sëpata e pushkë nëpër duar. Patën bërë tri ditë e net luftë në Taroninë dhe i kishin përzënë grekërit në vitin 1914, që kishin ardhur me ura zjari dhe hanxhar në dorë të digjnin Shipërinë dhe të thernin shqiptarët. Ata kishin ikur e gjetën strehë tek bejlerët e Beratit. Mehmeti me shokë i lanë gratë e fëmijët vetëm dhe ikën në Berat. Luftë e rëndë u zhvillua mes tyre. Berati u përgjak tej e tej. Banditët i shporrën, po në Vëndreshë erdhi një lajm i kobshëm. Veliko Odobasshi, Rushan Çela, Myftar Buzuqi dhe Jashar Odobashi mbetën atje. Ndërsa burrat hapnin katër varre, kuja e grave dëgjohej deri në Laksht. Mehmet Hysi, ai burrë eshtak dhe i zgjuar u vajti pranë atyre që s’mbanin dot dhimbjen e i qetësonte. “Ju lutemi, hiqini qylafët nga koka dhe mos qani, se ata i shtuan nderin fshatit!” Ikën andartët ,po erdhën austriakët dhe italianët. Vëndreshasve u mbeti pushka në krah. Më barbarë se pushtuesit ishin spiunët, që bashkëpunonin me ta. Të shkretëve vëndreshas u duhej të luftonin edhe kundër Syti Vëndreshës me shokë. Ata spiunonin për luftëtarët e lirisë, që u internuan në ishujt famëkeq të Italisë djemtë e tyre. Kokëprapa e duarlidhur kapërcyen detin Nevruz Kushova, Xhelo Arapi, Mehmet Bido, Karafil Zylyftari. Xheloja me Karafilin nuk mundën ta shikonin më diellin kur binte mbi Vëndreshë. Familjet nuk kishin një varr ku të shkonin t’i qanin.

Mehmeti vinte si mysafir në shtëpi. Rripi i puushkës ia kishte bërë supin plagë, por ai nuk e ndjente, se ishte më e rëndë plaga e Atdheut, që merrte frymë me supe. Por një ditë ai u kthye i drobitur. Një sëmundje e rëndë e kishte nxjerrë nga lufta. Vari pushkën në gozhdë dhe u rrëzua burrri i botës si një lis. U mblodhën graria e fshatit, po ai nuk po e merrte dot veten. E panë dhe e lanë të qetësohej. Për një çast ai u përmend, se iu duk sikur pushka i thirri: “Pse më tradhëtove, o imzot?” I thirri të shoqes, Fatimesë, t’i vinte pranë dhe e pyeti për të vëllanë, Ramizin. Doli Fatimeja me ngut dhe erdhën të dy me një frymë. Mehmeti ngriti sytë me zor dhe iu drejtua “Ramiz, o vëlla! Unë kaq fuqi pata, prandaj mere dyfekun, se familja jonë nuk është mësuar pa një luftëtar.” Ramizit i ranë lotët mbi gjunjë dhe mezi e pyeti: “Po ku e ke lënë luftën ti, more vëlla?” Mehmetit nuk i erdhi mirë kur pa lotë në sytë e vëllait dhe i tha: “E lashë ku e lashë unë, ti teri lotët dhe mos iu ndaj Riza Cerovës!” Kaq kishte thënë plaku i Spatharës dhe e kishte mbyllur jetën e tij. Po Ramizi nuk iu nda Rizait. Vëndresha kishte Mehmetë të tjerë që luftonin me armë e me letra. Hetem Hysi, që ia dëgjonte një më një fjalët të atit, Mehmetit, i kishte vënë në xhep të gjitha bisedat. Jo për stoli, po për të ecur në gjurmët e tij. Në shtëpinë e tyre hyri një lëtër, që i drejtohej Pasho Hysit në Vërzhezhë. Kush do ta shpinte? Veç Hetemit s’kishte tjetër. Ishte i vogël, por shpuzë. Në Koziak u ul dhe e lexoi letrën: 

Zoti Pasho! 
Si u kam lajmëruar më parë, vëllezërit tanë këtë radhë na turpëruan, prandaj duhet të vraposh më shpejt vetdashës, ashtu dhe lëtërthirrja, të vijnë 200 veta. Lajmëro Mustafa Gjorgjovën, Riza Backën megjithë fuqi, këto dy ditë të ndodhen këtu. Se puna merret vesh, nuk është punë pritje, po punë të paguari Sërbi Bullgari. Për të mos mbetur Atdheu në rrezik, duhet një orë e më parë të veprojnë gjithë miqtë. U thuaj të fala, ashtu, edhe nga ministri i lufës. Major Mustafa Spathara.

Pushkëve të vëndreshasve nuk u ftoheshin kurrë grykët. Hetemi diç ndjeu pas leximit të letrës. “Ndjej që më thërresin, 

shoh që më kërkojnë.
Shokët që janë ngjitur,
maleve luftojnë”. 

Atyre anëve vepronin dy burra të mençur, që i shikoje gjithmonë me pushkë krahëve. Bido Buzuqi me Mustafa Spatharën ishin si një pendë qe. I kishte bërë të njohur pushka. Një ditë u vjen një letër nga qeveria e atëhershme, e shoqëruar me një qese flori, ku u kërkohej të shkonin në Berat për të vrarë Bab Dudë Karbunarën, se bënte krime. Dhe trimat nuk e bënin dy fjalën kur ishte fjala për të zhdukur kriminelët.Vajtën e gjetën “kriminelin” dhe e pyetën për krimet që bënte. Plaku i mençur u tregon, se krimet e tij ishin të hapte shkolla, rregullonte ura e rrugë. Atëherë ata nxjerrin qesen e floririt dhe i thonë. “Kur qenka kështu, merre këtë qesen me florinj dhe vazhdo të bësh të tilla krime.” Atëherë u thurën vargje për këta trima:
Bido trimi nga Buzuqi,
Italinë me bojë e skuqi.
Mustafaj me Sulejmanë,
Edhe Xhema në Spatharë,
Tefiku me të vëllanë,
Shumë ka nxjerrë Vëndresha,
Si nga pushka dhe nga pena.

Po Hetem Hysi përse të mos u ngjante atyre? Ishte dhjetot i vitit 1943. E kishin dërguar të kulloste pelën atyre mezhdave. Maleve kërciste pushka. Mbi cilin binin ata plumba,vallë? Ai e la pelën tek çezma e Likajve dhe u bë abeti. Ata e kërkonin nëpër fshat, ai ishte mbështetur pas një lisi në Zhaban dhe u përgjigjej me vargje: 

“Ti baba i dashur,
Në ke mall për mua,
Djalin tënd kërkoje,
Gjurmëve të tua.” 

Ishte vetëm 14-vjeç, kur priste të takonte shokët në shkorretat e Zhabanit. Kërkonte Zylyftar Veleshnjen dhe Xhevahir Spatharën,por lufta kishte ligjet e saj. Askush nuk fliste me emra realë. Ata që pyeti i kthyen përgjigje negative, po ai u çudit. Si nuk e njihnin Zylyftar Veleshnjen? Zylyfari vuri dylbitë dhe e njohu të birin e Mehmetit. Porositi një partizan që ta shpinin tek Xhevahiri, i cili ishte bashkëfshatar me të. Hetemi e dinte se po ecte drejt vdekjes, po për Atdheun e tij le të vdiste. U ul sërish dhe shkroi:
Xhevahir Spathara e priti si djalin e tij dhe e mbajti si korrier te tij në Batalionin “Riza Cerova”, po më parë e pyeti,s e kush e kishte dërguar tek ai .Dhe Hetemi, që kishte marrë formën e një burri të pjekur, i ishte përgjigjur: “Urrejtja ndaj pushtuesve.” Hetemi donte të fliste më shumë me zërin e pushkës së tij. Nuk donte ai ta mbështeste kokën, as te prehri i nënës, as mbi jastëk, kur populli i tij s’po shikonte asnjë rreze dielli. Shokët e quajtën poeti i luftës, po ai kishte dëshirë ta quanin partizani i saj. Një ditë atë e pa Kahreman Ylli duke shkruar dhe u afrua dhe i tha: “Shkruaj, shkruaj, se një ditë do të mbarojë lufta dhe ne do të hapim shkolla, do të botojmë dhe gazeta, do të kemi dhe poetë e shkrimtarë. Le të jesh dhe ti njëri prej tyre.” Ai kishte dëgjuar për brigada partizane, kur vetë ishte në çetë. Xhevahiri ia kishte shpjeguar dhe ajo ditë erdhi. Ai u inkuadrua në Brigadën e 16-të Sulmuese. Ai luftonte me dy armë ,me pushkë dhe poezi. Lufta e lidhi me shumë shokë dhe kujtime. Mes tërë atyre betejave atij i mbeti në mend një amanet. Ishte dimër i vitit 1944. Kodrat e Ardenicës u ndezën flakë. Hetemi me Izet Hasanajn ishin pozicionuar rrëzë kodrave dhe qëllonin mbi forcat gjermane. Edhe gjermanët nuk pushonin së qëlluari mbi ta. Të dy djemtë e nënave ishin pranë vdekjes, por nuk shkuleshin nga pozicionet. Mes krismave pa fund, Hetemi dëgjoi një klithmë. Izeti nuk po qëllonte më. I thirri fort, por që andej i erdhi një amanet. “Të fala i bëj nënës!” Ai shkoi e rrëmbeu ndër duar, por Izeti nuk foli më. Do të iknin shumë vite, kur Hetemi mundi ta gjente nënën e tij, që 84-vitet e kishin rrëgjuar atë nënë me emrin Zonjë Hasanaj. U befasua kur në shtëpinë e saj hyri shoku i djalit të saj. Ajo shikonte mbase pas tij do të hynte dhe djali i saj. E shikonte Hetemin, i fërkonte duart,e përqafonte dhe në fund e pyeti, se si ishte vrarë Izeti i saj. Hetemi u përlot, por i u përgjigj: “Izeti u vra pushkë më pushkë me gjermanët.” Hetemi nuk e harron komandantin e tij kur sulej si tank mbi gjermanët. 

Veç ta shihje komandantin,
Që s’përfillte zjarr e hekur .
Që t’i gjendej përmes flakës, 
Shokut që ish duke vdekur. 

Burrat dhe gratë e Spatharës i mbushën formacionet me partizanë. Dyzet e ca luftonin nëpër malet e Shqipërisë. Refat Zylyftari, Kamber Hysi, Gjençi Sevdari, Hasan Zylyftari, Neki Hysi, Shuaip Zylyftari, Xhevahir Arapi, Hekuran Sevdari, Bedri Arapi, Riza Bakiu, Karafil Arapi, Hava Arapi…i harruan shtëpitë e tyre për të mbrojtur shtëpinë e madhe. Hetemit i pëlqente rroba ushtarake dhe nuk u largua nga ushtria. Ai doli oficer dhe shërbeu në disa reparte ushtarake, po poezinë nuk e la pas. Ajo e bëri dhe kryetar të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve në Durrës. Jeta e përballi me shumë fatkeqësi, mes të cilave humbja e dy djemve. Dhe në fund, një sëmundje e vështirë e rrëzoi atë burrë dhe ndënji i paralizuar për shumë kohë.
Sigal