Entela Komnino nderohet me çmimin “Dritëro” për librin “E vërteta për Nolin”

730
Sigal

Mbrëmja e së premtes në ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë ka shënuar çmimin “Dritëro” për publicisten Entela Komnino. Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agollit. Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta. Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikulojë me mjetet moderne të vlerësimit se, përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona. Pikërisht mbi këtë hulumtim retorik, të parrahur në letrat e shqipes, Dr. Entela Komnino u vlerësua me motivacionin “Për veprën publicistike dhe punën e rrallë hulumtuese në përcjelljen me mjeshtëri të fakteve historike në librin ‘E vërteta për Nolin’ nga Klik Ekspo Group.”