Eno Koço: Gaqo Çako, univers i papërsëritshëm i këngës qytetare shqiptare

580
Para ca ditësh dirigjenti i mirënjohur Eno Koço, promovoi monografinë, “Legjenda e gjallë e tenorit”, kushtuar Mjeshtrit të Madh, Artistit të Popullit, Gaqo Çako. Një libër interesant, ku janë shkrirë në nj vlerat si këngëtar, si njeri dhe si patriot të mjeshtrit të këngës Gaqo Çako. Ky libër i mori tepër kohë Enos, por ai me mjeshtëri ka ditur të përcjellë tek lexuesi, pikat më kulmore të jetës artistike të tenorit të madh si dhe arritjet e tij në skenat e botës. 
-Cila ishte shtysa për të bërë këtë libër?
Bashkëpunimi i gjatë që kemi pasur së bashku. Në fillim kam qenë adhurues i zërit të tij dhe e kam ndjekur vazhdimisht nëpër koncerte dhe në opera. Më vonë, kur fillova të merrem me studimin e muzikës dhe dirigjim, kisha dëshirë që të regjistroja me të në orkestër këngët më të bukura. Që në vitin 1979 kemi bërë shumë incizime, por edhe vitet ’80 ka qenë një periudhë e artë. Në këto periudha kemi bërë shumë incizime me orkestrën e RTSH, një orkestër tepër profesionale. Regjistrimet e para kryesisht ishin ariet e huaja por që këndoheshin shqip në atë kohë. Ato këndoheshin edhe në gjuhë të huaj por jo shumë të deklaruara, por të rezervuara. 
-Ku është e veçanta e këngëve të Gaqo Çakos?
Ai krijoi modele këngësh qytetare shqiptare. Ky i ka transformuar këngët në formë arjesh. Ishte një kontribut shumë i madh në këtë gjini të muzikës shqiptare. Ne mendojmë që i dimë këto arritje, por ja që nuk i dimë. Në fushën e muzikës së lehtë unë nuk kam bashkëpunuar shumë. Por këngët e tij të muzikës së lehtë akoma këndohen dhe janë shumë të njohura për veshin e shqiptarëve. Në atë kohë ka qenë Festivali i RTSH, ku Gaqo ishte gjithmonë i pranishëm dhe nderuar me çmime. Mënyra e të kënduarit të tij ishte klasike. E përcillte këngën në mënyrë krejt ndryshe. Ishte tepër tërheqës gjatë gjithë kohës. Këndoi shumë në opera, nëpër koncerte, nëpër ansamble veshur me kostum popullor. Ka kënduar edhe në Ansamblin Popullor, madje i veshur me çakshire, xhubleta ku këndonte këngë të Korçës, si dhe këngë të qyteteve të tjera. I këndonte të gjitha gjinitë me një ndjesi të veçantë dhe me një dashuri të madhe.
-A ekzistonte ndonjë këngëtar tjetër i këtij lloji në atë periudhë?
Për mua jo. Unë mendoj se ky ka qenë modeli që i ka mbuluar të gjitha fushat dhe zhanret e ndryshme të fushave të vokalit, si muzikën popullore, klasike, të dhomës, të lehtë, të filmave. Tenori Gaqo që shtrihet në të gjitha zhanret, me zë kumbues, të qartë, shumë tërheqës, ku i dallohen fjalët, i dalin të qarta ato. Tenor si ai ka gjithmonë një zë.
-Po kur e lexoi Gaqo librin çfarë tha?
Besoj se nuk e ka lexuar, se edhe kur e pyesja për diçka rreth këtij libri , ai thoshte se ashtu duhet të jetë, siç e ke shkruar ti. Pra, ai e dinte që unë e kisha ndjekur gjithë jetën e tij, ndaj kishte besim absolut.
-Sa kohë ke që njihesh?
Unë kam qenë fëmijë në Liceun Artistik në vitet 50 kur e kam njohur Gaqon e madh. Që fëmijë, e adhuroja atë si këndonte. Pastaj unë isha violinist dhe kur u bëra dirigjent, kisha orkestrën në dorë dhe doja të bëja diçka me këngën e tij, zërin dhe arritjet e tij. Më ngacmonte kudo ky zë i bukur i tenorit shqiptar. Me kalimin e kohës erdhi duke u rritur kjo ndjesi dhe fillova duke u afruar me të, afrim që solli njohjen në detaje të jetës së tij, deri në daljen e këtij libri.
-Si mendon ti kush është pika kulmore e jetës artistike të Gaqo Çakos?
Ndoshta veprimtaria operistike e tij për rreth 2 dekada. Edhe sporti ka një pikë kulmore, madje në moshë të re. Gaqo diti kur u largua nga skena. Duhet tërhequr nga skena në momentin e duhur, se edhe kordat vokale kanë një kulm dhe bien. Pra ishte një këngëtar i mençur. Një këngëtar shumë interesant, që nga mënyra se si e ndërtonte një pjesë, sesi i ndërtonte fjalët, se si i artikulonte fjalët. Ai i jepte shumë rëndësi fjalës. Ka shumë këngëtarë operistik që nuk i kuptohet fjala, ndërsa Gaqos fjala i dallohej mirë, i dilte si kristal në sallë. Ai e fliste mirë fjalën dhe pastaj e këndonte. Ai po mos ta kuptonte një fjalë nuk e këndonte ta bënte të tijën. Karriera më e gjatë e tij ka qenë në opera ku ka vënë vulën, por si spikatje të veçantë për mua ai gjurmët e ndritura i ka lënë me këngët qytetare shqiptare. Këto mbeten gjurmë të paharruara. Ai i vinte shumë prioritet linjës melodike. Njeri i lindur për këtë punë, ndaj librin e kam quajtur “Legjenda e gjallë e tenorit”.
Pse e ke quajtur “Legjenda e gjallë e tenorit”?
Unë në libër theksoj: “Drejtori i Konservatorit Aleksandër Vasiljeviç Svjeshnikov, do të shihte në zërin e djaloshit shqiptar, personazhin kryesor në operën e Puçinit, “La boheme”, atë të Rodolfos. Në vitin 1957 Gaqo Çako, do të interpretonte në skenën ruse, interpretim që do të mbetej gjithmonë i paharruar në kujtesën e tij…Më pas erdhën suksese të tjera në operat “Evgienij Onjegin” (Çajkovski) dhe “E fejuara e carit” (Rimskij-Korsakov), të cilat shfaqeshin nëpër studiot operistike të Kolegjit Muzikor, apo të teatrit pranë Konservatorit “Vaganova”. Pra këtë cilësim ja dhanë që në të ri pedagogët e huaj, unë vetëm e përcolla tek publiku shqiptar. 
Gaqo Çako
Libri I Enos është një vlerësim i madh për mua. Mund të them se askush më mirë se ai nuk mund ta bënte këtë libër, jo vetëm se Eno më ka ndjelur në rrugën time të artit, por ai është një instrumetist, një dirigjent dhe një publicist korrekt. Në këtë libër ai ka zhbiruar thellë në jetën time, madje dhe në gjëra që unë i kam harruar. E falënderoj për librin, pasi libri mbetet një thesar. Nuk e mendoja që e kishte mabruar dhe kur ma solli në dorë u befasova. Këto libra të punuar me dashuri mund ti bëjnë vetëm njerëz si Eno Kocco. 
Luiza Papa Çako
Të flas për lbrin e Koccos nuk e kam të lehtë, pasi ai në të ka shpalosur taletin e tij, vlerat e tij, përgjgjësinë e tij, kulturën e tij. Të shkruash për këngëtarë si Gaqo është e vështirë dhe askush më mirë se një muzikant dhe dirigjent si Eno nuk mund ta bënte më mirë. Duke qenë miq familjar, duke qenë në takime të shpeshta, duke e ndjekur në vijimësi, Eno ka ditur të hyjë në botën shpirtërore të Gaqos, në të veccantat e zërit të tij, në të veccantat e jetës së tij artistike. Mënyra se si e ka përcjellë ai jetën e Gaqos 
Sigal