Eneda Tarifa: “Nuk kemi kritikë të mjaftueshme në art, nëse të shkrepet të bëhesh këngëtare, bëhesh”

521
Sigal

E ftuara e radhës në emisionin “Thumb” në
Top Channel, në rubrikën e intervistës, ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa. Prej
dy javësh, Eneda nuk është më prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Këngëtarja ka rrëfyer për “Thumb” se tashmë po i përkushtohet
më shumë muzikës. E pyetur nga dy gazetaret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu,
nëse i vjen keq kur shikon që nuk ka një lloj filtri në botën e muzikës dhe në
televizionet muzikore, Eneda është shprehur se nuk i vjen keq fare, pasi ne e
meritojmë këtë gjendje.

 

“Nuk kemi kritikë të mjaftueshme në art. Ne konsormohemi,
kemi frikë të flasim, të shajmë. Edhe kur kritikohemi na vjen keq, edhe kur
kritikojmë. Shqipëria është e vogël, këta njerëz i ke gjithandej  dhe mund të të prishin punë se ne jemi
hakmarrës. E gjitha kjo shkon në një vorbull që nuk e ndalon dot. Hierarkitë
jashtë njihen të gjitha. Nëse thua shtëpi diskografike, nënkupton
profesionistë. Aty brenda duhet t’i kesh të gjitha, moshën, talentin, bukurinë,
pastaj lançohesh në art. Këtu, nëse të shkrepet të bëhesh këngëtare,
bëhesh.  Disa mund të ishin shumë mirë si
aktore seksi apo sensuale. Njerëzve nuk u vë dot korniza, por duhet të ketë
disa kritere artistike”,- është shprehur këngëtarja.