Endri Nini është pjesë e kuartetit të Flex Ensamble

540
Sigal

NË JAVËN E TETORIT GJERMAN PIANISTI SHQIPTAR QË SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS

Në Shqipëri ka nisur Java Gjermane. Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman në fjalën e tij përshëndetëse vë në dukje traditën e bukur dhe tashmë fikse që është krijuar në Shqipëri. “Është vjeshta e tetë që Ambasada e Gjermanisë në Tiranë në kuadrin e  “Tetorit Gjerman” organizon “Javën Gjermane”. Të bashkojmë njerëzit, të kapërcejmë kufijtë dhe të krijojmë rrjete komunikimi. Ky është leitmotivi i Tetorit Gjerman”. “Ne dëshirojmë, -vazhdon më tutje ambasadori Hoffman – që edhe këtë vit ta shndërrojmë “Tetorin Gjerman” në një festë krejtësisht të veçantë të miqësisë gjermano-shqiptare  me një spektër të gjerë aktivitetesh. Pikërisht në këtë kontekst vjen në Shqipëri, me ftesë të Ambasadës Gjermane edhe  Kuarteti Flex Ensamble, Ansambi Fleks për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti të madh kulturor. Kuarteti përbëhet nga shqiptari Endri Nini (piano), Kana Sugimura (violine), Anna Szulc-Kapala (viole) dhe Martha Bijlsma (violoncel).

SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS

Artistët shqiptarë në botë janë histori suksesi. Ashtu si është edhe Endri Nini. Endri Nini është lindur në 1984-n në Tiranë. Ai studioi për piano në Karlsruhe, Londër dhe Hannovër dhe ka marrë mësime nga pianistë të famës botërore si Aldo Ciçolini, Andras Schiff dhe Stephen Kovacevich.  Endri ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe çmimin e tretë në konkursin International de Piano “Ile de France” në Paris në vitin 2009. Në të njëjtin vit ai mori çmim nga Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar.  Aktivitetet Artistike të Endrit përfshijnë koncerte në Athinë, Londër, Vjenë, Berlin, Romë, Hamburg, Krakov, Frankfurt dhe shfaqje si solist me orkestra si Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptarë,  Orkestra Filarmonike e Baden-Baden, Orkestra e Akademisë së Arteve Tiranë, Orkestra e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestra e Dhomës të Tiranës.

Endri Nini ka performuar në festivale si: Annecy, Prusisë Kovi, Holland Music Sessions, de la Rajoni Franche-Comte, Chamber Music Festival Hanover dhe Allegretto Albania. Ai ka luajtur me instrumentistë të shquar botëror Sabine Meyer, Gustav Rivinius, Ingolf Turban dhe Vvilliam Bennett dhe ka kryer regjistrime për Radio- Tirana, Südvvestrundfunk dhe Radio Semnoz në Francë. Endri Nini ka fituar bursa nga Alfred-Toepfer-Stiftung, DAAD dhe Villa Musica-Stiftung. Ndërkohë Endri Nini është pjesë e kuartetit të  Flex Ensamble, një grup shumë i suksesshëm në Gjermani i vlerësuar jashtëzakonisht nga mediat gjermane për kurajon dhe origjinalitetin artistik.

ENDRI NINI, PJESË E KUARTETIT FLEX ENSAMBLE

Në maj të vitit 2011 Flex Ensemble debutoi në Festivalin e Muzikës së Dhomës në Hanover. Disa kohë më parë, Kana Sugimura (violinë), Anna Szulc-Kapala (violë), Martha Bijlsma (violonçel) dhe Endri Nini (piano) u takuan rastësisht për një seri provash përgatitore për evenimente të rëndësishme muzikore në Berlin, Hanover dhe Bremen. Nga kjo rastësi lindi ideja e krijimit të një ansambli të ri të muzikës së dhomës. Të katër muzikantët, secili prej tyre fitues çmimesh në konkurse ndërkombëtare dhe solistë të suksesshëm, u mblodhën për të themeluar Flex Ensemble.  Veçantia e ansamblit, që e dallon nga kuartetet tjera, qëndron te fleksibilteti në formacion dhe repertor. Artistët paraqiten në koncerte jo vetëm si kuartet për piano e harqe, por edhe si solistë, duo ose trio. Flex Ensemble ka koncertuar në serine e koncerteve “Mozartiade” si dhe në Festivalin e Muzikës së Dhomës në Hanover. Ekzekutimi i tyre ne kuadrin e “Start-Junge Künstler Live” u transmetua drejtpërdrejt nga NDR (Radioja e Gjermanisë Veriore). Ne shkurt te vitit 2012 Flex Ensemble fitoi konkursin e shtëpisë së regjistrimeve “Syntonia Musikproduktion” dhe në maj u ftua të regjistrojë CD-në e parë. Ne prill të po këtij viti ansambli fitoi audicionin e Fondacionit te Muzikës së Dhomës “Villa Musica” të landit “Rheinland-Pfalz”, ndërsa në maj u vlerësua me çmimin e Fondacionit.

Flex Ensemble ka arritur shpejt të jetë një nga ansamblet me dinamikë të gjeneratës së tij. Një vit pas krijimit të tij, Flex Ensemble është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për muzike dhome “Robert Schumann” në Frankfurt, si dhe me çmimin special për interpretimin më të mirë të veprës së Schumann. Ansambli është gjithashtu, fitues i çmimeve në konkursin ndërkombëtar “Premio Trio di Trieste” në Itali dhe në Lonkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Kiejstut Baceëicz në £ódŸ të Polonisë. Gjithashtu, fondacioni “Solti” në Londër e ka vlerësuar ansamblin me një çmim në kuadrin e programit të tij në mbështetje të muzikantëve të rinj.