Ende pa ardhur në jetë fëmija, Kylie Jenner bën shpenzime marramendëse për të

143
Ajo është ndër të paktat 20- vjeçare, për të mos thënë e vetmja, e cila gëzon një pasuri miliona dollarëshe, kjo falë biznesit të saj.
Kylie Jenner është kritikuar shumë se po “rritet para kohe”, por deklarata të tilla nuk e kanë penguar bukuroshen për të jetuar jetën ashtu siç ajo dëshiron.
Së fundmi ka pak ditë që lajmi për shtatzëninë e saj ka pushtuar mediat botërore.
Edhe pse mes dyshimeve të shumta si fillim nëse është apo jo në pritje të ëmbël, nëse është nëna surrogate që po mban fëmijën e Kim, Kylie konfirmoi më në fund se do të sjellë në jetë një fëmijë me të dashurin Travis Scott.
Thuhet se është në muajin e katërt dhe pavarësisht se ka ende kohë për të ardhur në jetë, Kylie ka nisur përgatitjet.
Siç shkruan TMZ, 20-vjeçarja po sigurohet mjaft mirë që kur ajo të vijë në të jetë të mos i mungojë asgjë.
Ende pa lindur thuhet se Kylie ka shpenzuar deri më tani 70,000 $ për rrobat dhe aksesorët që nevojiten për bebe.
Ok, nuk duam ta mendojmë se sa do të shpenzojë kur foshnja do të vijë në jetë.