“Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”

656
Sigal

Autori Ndriçim Kulla promovon sot librin me tre vëllime

Sot, më datë 8 Korrik ora 19.00 në Hotel Tirana Internacional, salla “Akernia” Shtëpia botuese “Plejad” organizon promovimin e librit akademik “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar 1907-1957” në tri vëllime me autor z.Ndriçim Kulla. Aktiviteti bëhet me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani. Këtij “Panteoni” të bijve me më shumë kontribute në kulturën tonë i është qasur si një projekt i thjeshtë dhe i zbatuar kjo “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957” në tri vëllime. Ata janë 75 apostuj dhe sipas rendit kronologjik emrat e tyre në libër janë: Gjon Gazuli, Marlin Barleti, Engjëll Mashi, Xhuzepe Krispi, Vincenso Dorsa, Dhimitër Kamarda, Jeronin De Rada, Elena Gjika, Hasan Tasini, Zef Jubani, Jani Vreto, Vaso Pasha, Sami Frashëri, Shahin Kolonja, Ismail Qemali, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Lazër Shantoja, At Ambroz Malaskaj, Visari Xhuvani, Faik Konica, Kosta Cekrezi, Kristo Dako, Fan Stilian Noli, Eqerem bej Vlora, Branko Merxhani, Anton Harapi, Mehdi Frashëri, Krist Maloki, Gjiuseppe Zef Valentini, Ernest Koliqi, Gaetano Petrotta, Karl Gurakuqi, Jorgji Meksi, Vangjel Koca, Tajar Zavalani, Nebil Cika, Hafiz Ali Kraja, Ismet Toto, Safet Butka, Nonda Bulka, Sejfulla Malishova, Zef Mala, AT Gjon Shllaku, At Benedik Dema, At Donat Kurti, Stavro Skëndi, Arshi Pipa, Isuf Luzaj, At Marian Serdani, Filip Fishta, Eqerem Çabej, Athanas Gegaj, Ilo Mitkë Qafzezi, Dhimitër Shuteriqi, Kristo Floqi, Mustafa Kruja, Osman Myderizi, Zef Mark Harapi, Shtjefën Gjecovi, Dom Nikoll Gazuli, At Bernadin Palaj, Dom Gaspër Gurakuqi, Jakov Milaj, Dom Ndoc Suma, Gjon Kasmi, Mitrush Kuteli, At Justin Rrota, Mat Logoreci, Martin Camaj, Namik Resuli, Selman Riza, Aleksandër Xhuvani, etj. Kjo është lista emërore e “Panteonit” që propozon autori, i cili siç pohon dhe vetë nuk është plotësisht shteruese. Është pothuajse ajka intelektuale që doli nga gjiri ynë në dy shekujt e fundit. Ajo vjen që nga thellësia “Moteve të Arbërit” me Ëngjëll Mashin si për të na kujtuar në këtë vit jubilar 200 vjetorin e De Radës, se mendimi shqiptar e hapi rrugën e plazmimit të idealeve të veta shumë larg prej truallit të tij amtar, atje në diasporën tonë në Kalabëri. Pasi lëshoi rrezet e para të agimit të ideologjisë kombëtare ,atje ku vitaliteti i racës përleshej me asimilimin,te arbëreshët e Italisë,vatrat më të zjarrta të  rrezatimit të këtij mendimi u bënë qendrat më frymëzuese të emigracionit shqiptarë, ku nisi të përhapej ajo lëvizje, që në fakt ishte iluminizmi i shqiptarëve, e cila më vonë mori emrin domethënës Rilindja Kombëtare Shqiptare. Mjafton që të përmendim se në qendër të Perandorisë Otomane, në Stamboll, në fundin e shek të XlX-të jetuan tre vëllezërit “magjistarë” të Rilindjes sonë; Abdyl Frashëri, teoricien dhe diplomat i çështjes sonë kombëtare, Sami Frashëri, ideolog kryesor i platformës së Rilindjes sonë, Naim Frashëri poeti i parë i teksteve të para shqiptare, që frymëzoi në mënyrë masive popullin për pavarësinë e tij.