Enca Haxhiu kopjon këngëtaren serbe

569
Enca Haxhiu sapo ka publikuar klipin e saj më të ri. “Call me goddess”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli të realizuar me videoklip. Nga pamjet e para të videos, Enca u akuzua për kopjim të skenës me anije nga kolegia e saj, Ronela Hajati. Por, del që për këtë videoklip, ajo është frymëzuar edhe nga një këngëtare serbe. Bëhet fjalë për Jelena Karleusa, nga e cila këngëtarja shqiptare ka kopjuar një skenë në ujë duke mbajtur po të njëjtat bizhuteri. Kjo nuk është hera e parë që artistet shqiptare kopjojnë apo frymëzohen nga Karleusa, e cila kohë më parë kishte akuzuar edhe Kim Kardashian për kopjim.
Sigal