Enalda Shehu: Nuk jam e dashuruar dhe s’e kam provuar ende këtë ndjenjë

696
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja dhe këngëtarja Enalda Shehu

Jeta e saj është interesante. U bë këngëtare pasi që në moshë të njomë tek ajo ranë në sy zëri dhe interpretimi si këngëtare. Babai i saj dikur është marrë me muzikë . Ka luajtur në kitarë dhe që kur ajo ishte ende në moshë të vogël,  vuri re që ajo kishte prirje për muzikë. Kështu vendosi që ta çonte në shkollë muzike për instrumentin e violinës që të vazhdonte më tej këtë rrugë. Por, ajo njëkohësisht është dhe një modele, e cila ka sfiduar jo pak. E guximshme, plot vullnet ajo nuk ndalet në rrugën e saj të artit.

 -Kur keni filluar të këndoni dhe cila ka qenë kënga e parë që ke kënduar në skenë?

– Për herë të parë kam kënduar në moshën 10-vjeçare në Pallatin e Kulturës të qytetit tonë, në Festivalin e Fëmijëve

  -Kush janë përkrahësit tuaj më të mirë?

– Personat që më kanë përkrahur dhe vazhdojnë të më përkrahin ende janë familja ime, por më shumë mami.

 – Sa këngë keni në repertorin tuaj?

– Repertori im është i larmishëm. Aty gjenden covera të këngëtarëve të mëdhenj, të cilat i kam kënduar dhe i kam sjellë në mënyrat dhe versionet e mia.

 -Cila është muzika juaj e preferuar. Popullore, e lehtë apo xhaz?

 – Duke qenë se gjithë kohën jam e rrethuar nga muzika , më pëlqen ti dëgjoj që të gjitha rrymat nga pak pa problem. Por ajo e cila përshtatem më shumë dhe arrij të gjej veten time është muzika Rock, Blues, HardRock dhe Jazz.

 -Cilët janë idhujt e tu në muzikë?

 Shqipëria është një vend i vogël, por që ka shumë artistë. Idhujt e mi të preferuar këtu janë Grupi Elita 5, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Kamela Islami … Për sa i përket këngëtarëve të huaj janë Jessie J, Lady Gaga, Avril Lavigne, The King of Leon

 -Ju jeni në shkollën e mesme për muzikë, çfarë instrumenti po mësoni?

 – Aktualisht në Lice unë studioj instrumentin e violës, të cilin kam 3 vjet që e praktikoj në çdo kohë.

 -Kur jeni ndjerë më keq në skenë?

 – Hera e parë dhe e vetme që jam ndjerë keq në skenë ka qenë para një viti, kur dola për të performuar në një ambient të hapur për ndërrimin e viteve, ku jam penguar nga këpucët e larta dhe jam ndjerë tepër në siklet.

 -Cilat janë eventet, ku ju keni marrë pjesë?

 – Eventet, ku unë kam marrë pjesë kanë qenë të shumta. Ndër to mund të përmend fillimet e mia në festivalet e fëmijëve, konkurset e zërave të rinj e konkurset mes shkollave, ku u pajisa me diploma e deri sa u kurorëzova me çmimin e parë të fëmijëve. Pas kësaj fitoreje bashkëpunova me Bashkinë e Beratit dhe Pallatin e Kulturës dhe vazhdova të merrja pjesë në çdo koncert, aktivitet, përurim apo eveniment qe bëhej . Më pas rruga ime vazhdoi përtej vendit tim Beratit. Morra pjesë tek The Voice of Albania dhe X Factor 4, ku ishin eksperiencat më të bukura …

-Ju jeni dhe modele, kush ju zbuloi dhe ku keni bërë sfilatë për herë të parë?

 – Fusha e modelingut është një ëndërr tjetër e mia. Fillimet e mija i pata në një kompani në qytetin e Durrësit ku merresha me foto për kalendarë, revista apo për të reklamuar diçka . Njohja me ta ishte e rastësishme dhe aty provova dhe të sfiloja për herë të parë.

 -Ku ndiheni më mirë si modele apo si këngëtare?

– Secili profesion ka bukurinë e vet dhe të jep emocione të ndryshme nga tjetri. Por me këngën jam pak më e lirshme pasi dhe emocioni që përjetohet është shumë herë më i fortë dhe i veçantë…

 – A është Berati qytet fanatik?

Berati është një qytet i vogël me tradita e kulturë. Ai vazhdon ende të ruajë tabunë e të parëve dhe vetëm vitet e fundit ka filluar të përshtatet paksa me të renë dhe të dalë jashtë asaj kornize.

 -Cila veshje ju pëlqen?

 – Veshja … Veshja është diçka tepër e veçantë për mua. Më pëlqen të vishem e ta mbaj veten pavarësisht ku jetoj . Të vishesh në mënyrë të veçantë nga të tjerët, në stil dhe sipas gustove të tua pavarësisht kohës dhe vendit ku jeton është diçka që më jep shumë kënaqësi. Veshja që më pëlqen më shumë janë rrobat me ngjyrë të errët, përkatësisht e zeza. Pantallona me të grisura e kambale si dhe pirsing. Thjesht veshje Stili dhe e veçantë nga të tjerët . Diçka që më bën të ndihem vetvetja dhe tepër komode.

 -A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

 Jo, për momentin nuk jam e dashuruar dhe s’e kam provuar ende këtë ndjenjë.

-A keni bërë ndonjëherë plazh nudo dhe cilat rroba banje ju pëlqejnë?

-(qesh) .. Plazh nudo as kam bërë ndonjëherë në jetën time dhe as kam ndërmend që të bëj. Bikinit që preferoj më shumë janë ato normale pa shumë ekzagjerime .

 – Ku ju pëlqen të bëni plazh në Shqipëri apo jashtë?

 – Pushimet zakonisht i kam kaluar në Shqipëri, por vendi jashtë kufijve që më pëlqen të vizitoj për sezon plazhi është në Brazil, Rio De Janeiro.

 -Si ju përgjigjesh ngacmimeve të djemve në rrugë?

 – Ngacmimet në rrugë nuk i pikas fare, por thjesht vazhdoj rrugën.

 -Kur ndihesh më mirë kur ju thonë je këngëtare e mirë apo je femër e bukur?

 – Çdo kompliment është i bukur dhe të bën të ndihesh mirë. Por bukuria ikën dhe vjen, ndërsa zëri ngelet gjithnjë po aq emocionues. Ndaj më mirë të jesh një këngëtare e mirë se një femër e bukur …

 – A mban dietë dhe cila është receta juaj ditore në ushqim?

 Dietat nuk më pëlqejnë dhe nuk mbaj asnjëherë. Thjesht konsumoj ushqim të shëndetshëm.

Albert Z. ZHOLI