Emocion! Sillet në jetë fëmija që jetoi brenda një mitre të dhuruar

673
Në SHBA u soll në jetë fëmija i dytë i cili u lind nga një grua pas një transplantimi të mitrës nga një dhurues i gjallë.
Vajza e vogël u lind në shkurt nëpërmjet prerjes cezariane. Ajo peshoi 2.92 kg dhe lindi pa komplikime.
Nëna, e cila nuk është identifikuar, ka lindur pa mitër për shkak të një sindromi të quajtur Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), që do të thotë se ajo gjithmonë mendonte se shtatzënia dhe lindja nuk ishin një opsion për të.
Megjithatë, kjo ndryshoi kur ajo u bë një nga tetë gratë e zgjedhura për të marrë një mitër nga një donator.
‘ Ishte e mrekullueshme. Është fantastike për të gjitha ato gra që kanë menduar se kjo nuk është e mundur’ u shpreh doktoresha Gunby, raporton Daily Mail.
Sigal