Emma Stone, aktorja më e paguar e vitit

595
Emma Stone, sipas revistës “Forbes”, është aktorja më e paguar e vitit.
Ylli i “La La Land” ka arritur të fusë në xhep rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian. 
Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë. 
28-vjeçarja nuk ka shumë që u ankua për dallimin e pagesave mes aktorëve meshkuj e atyre femra në Hollivud e rrëfeu se bashkëprotagonistët e saj kishin pasur shkurtim page në mënyrë që të fitonin njësoj me të. Jennifer Lawrence e mbajti për dy vjet radhazi kreun e listës së “Forbes” falë parave që i solli roli i Katniss Everdeen në “The Hunger Games”. 
Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 akoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paundë, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj.
Sigal