Eminem padit partinë qeverisëse të Zelandës së re

169
Eminem ka paditur në gjykatë partinë qeverisëse të Zelandës së Re pasi ka përdorur këngën e tij gjatë një fushate.

Reperi amerikan thotë se Partia Kombëtare ka përdorur në vitin 2014 gjatë një fushate politike, në mënyrë të palicensuar, një version të këngës “Lose Yourself”. Kënga, ikona dhe padyshim një xhevahir në kurorën e veprave muzikore te reperit, është shfaqur në filmin e Eminem ‘8 Mile’, në vitin 2002.

Por avokatët e partisë argumentojnë se nuk ka qenë kënga Lose Yourself por ka qenë një muzikë e ngjashme me atë të Eminem të cilën ato e blenë në një dyqan muzikor.

Çështja ka filluar të hënën me dy këngë që u luajtën në gjykatë.