Emina super e emocionuar nga ekoja e fundit, zbulon detajin për bebin e saj

673
Modelja e njohur shqiptare është në kulmin e lumturisë.
Sigal

Në muajin e fundit të shtatzënisë, Emina Cunmulaj nuk mund të ishte më entuziase se do të mbajë në duar beben e saj. 

Teksa bën ekon e fundit ajo ka ndarë nëj foto ku tregon se bebi i saj do të jetë një ‘gjigant’ dhe jo më kot pasi ka kujt t’i ngjajë. 

“Nuk është habi që unë jam gjuajtur si një thes boksi. Gjatësia e bebit është në 90%, diçka që pritej se unë jam 1.85 cm dhe bashkëshorti im 1.95, por ky do jetë një gjigant apo çfarë? Lol. Jam shumë e emocionuar që do të mbaj në duar të voglin tim. E di që nuk ka qenë e gjitha me trëndafila dhe flutura, por ka qenë një shtatzëni e mbarë…duke hequr këtu mëngjeset e vështira në tre muajt e para, ditët rraskapitëse, nervin shiatik lol do të mungojë periudha e shtatzënisë.’ ka shkruar ajo në postimin e  saj më të fundit.