Emily shijon pushimet në Santorini

Edhe shtatori e ka gjetur nën rrezet mesdhetare të diellit dhe plot krenari për linjat e saj. Emily Ratajkoëski nuk zhgënjen asnjëherë, sidomos fansat e vet nëpër rrjetet sociale. Modelja publikoi të tjera shkrepje nga pushimet në ishullin e Santorinit në Greqi, ku tregon anën më të fortë të linjave të veta prej supermodeleje. 25-vjeçarja postoi një foto teksa po sodiste pamjet magjepsëse të ujërave të Egjeut, pamje që pak fansave të saj u ka hyrë në sy, pasi vëmendjen, të paktën nëpër komentet e bëra në profilin në Instagram të modeles janë komplimente për linjat e saj.