Emiljano Guza: Pa muzikë, nuk e konceptoj dot jetën

737
E do muzikën dhe e sheh si pjesë të pandashme gjatë rrugëtimit jetësor. Organo është vegla e tij e preferuar, por ai njeh pjesën më të madhe të veglave muzikore dhe e ka kthyer shtëpinë si markat veglash të tilla. Emiljano Guza, muzikanti i suksesshëm dhe një nga emrat më të kërkuar në eventet e muzikës popullore dhe gëzimet e ndryshme familjare, vjen në një rrëfim të sinqertë për lexuesit tanë.
-Emri juaj është një ndër më të kërkuarit në diasporë dhe deri më tani, me një eksperiencë disa-vjeçare. Si arritët deri këtu? 
Po, është e vërtetë, kjo falë punës e vullnetit tim. Kam bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës shqiptare në gëzime të ndryshme familjare.
– Mjafton talenti apo duhen edhe bashkëpunimet e duhura për të pasur sukses? 
Talenti është ingredienti më i rëndësishëm, por për të bërë një hit duhet një bashkëpunim autorësh. Nëse ky bashkëpunim mungon, talenti mbetet i pa zbuluar. 
-Çfarë vendi zë muzika në jetën tënde?
Merrem vetëm me muzikë, kështu që është primare dhe zë një vend të rëndësishëm tek unë.
-Muzika është pasion apo profesion për ty? 
Muzika për mua ka qenë gjithmonë një pasion që ka dalë nga shpirti dhe e kam parë më shumë me syrin e kënaqësisë shpirtërore sesa me syrin e materializmit që fitohet prej saj. Ka qenë pasion dhe është kthyer në profesion me kalimin e viteve.
-A ka të bëjë edhe ana financiare në punën tuaj? 
Paraja është stimul dhe si e tillë të bën të bësh më të mirën. Nëse vlerësohesh je edhe më i gatshëm të punosh më shumë, të krijosh më shumë e të bësh gjëra me nivel. 
-Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse? 
Familja ime në fillim, puna që bëj, përkushtimi e vullneti.
-Çfarë ka pozitive dhe çfarë negative tek të punuarit ‘live’? 
Si çdo punë tjetër ka anët e mira dhe anët më pak të mira, sepse nuk mund t’i quaj negative, lodhja është një nga ato dhe oraret e tejzgjatura 
-A ndryshon publiku shqiptar nga ai i huaj? 
Si publiku jot nuk ka askund, duartrokitjet e buzëqeshjet janë më të dashura, vendi yt mbetet vendi yt. 
– E konsideron veten njeri me fat?
Sigurisht që po. Falënderoj Zotin që më ka dhënë gjithçka që kam.
– Cilat janë gjërat që e bëjnë një femër interesante në sytë dhe mendjen tënde?
Karakteri i fortë dhe një mendje e ndritur. 
– Jeton me kujtimet? 
Kthehem shpesh në të kaluarën e këndshme, kurse gjërat e hidhura të së kaluarës nuk preferoj t’i ringjall.
– Si është raporti yt me udhëtimet?
Udhëtoj shumë për shkak të profesionit, por mund të them se udhëtimi është një kënaqësi më vete. Gjithmonë duhet të jem më valixhe gati, sepse koncerti i radhës më pret. 
-Projektet e këtij fillim viti?
Momentalisht kam në dorë një kolazh me muzikë popullore, që shpresoj ta përfundoj shpejt dhe më pas shumë projekte të tjera, të cilat do t’i sjell në momentin e duhur 
– Nëse një projekt nuk shkon ashtu siç do ti, e rinis edhe njëherë nga fillimi apo e lë fare? Projektet e mia duhet të shkojnë ashtu siç unë dua, aty nuk ka aspak tolerancë. Unë jam në kontroll të asaj që bëhet. 

 Hermes M. Nikaj
Sigal