Elvis Vallasi, “Një jetë mes tingujsh”

1436
I lindur në qytetin e bukur të Shkodrës dhe i ndikuar plot pasion nga prindërit, Elvis Vallasi fillon studimet muzikore që në klasë të parë për Piano deri në klasën e katërt. Më pas ai e lë pianon dhe iu përkushtua klarinetës, pasionit të tij më të madh. Pra, që në klasë të pestë të ciklit fillor ai studioi për klarinetë, fillimisht në liceun artistik të qytetit të Shkodrës “Prenk Jakova” e më pas transferohet në Shkollën Kombëtare Artistike në Tiranë, Liceun “Jordan Misja”, ku edhe vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve. Gjatë viteve të tij artistike aktivizohet si Klarinetë e Parë në orkestrat e shkollës dhe sidomos në Orkestrën Simfonike të Universitetit të Arteve, ku bashkëpunon me dirigjentët më në zë të Artit shqiptar si; Petrika Afezolli, Alqi Lepuri etj… Elvisi është pjesë e shumë aktiviteteve shtetërore por jo vetëm, pasi të shumta janë aktivitetet edhe në ambasadën amerikane në Tiranë. Gjithashtu, ai punoi një periudhë edhe si Klarinetë e Parë pranë Filarmonisë Tirana për aq kohë sa ajo kishte aktivitetet e saj nën drejtimin e organizatorit Arben Skënderi… Gjatë viteve të fundit e deri më sot, mbron me pasion e fanatizëm vlerat dhe vlerësimet në opinionin artistik shqiptar, ku vlen të përmendim një sërë masterash të ndryshëm me pedagogë nga jashtë vendit. Ai shprehet gjithnjë krenar për arritjet e tij artistike dhe këto ia dedikon sidomos pedagogut të tij Prof. Bashkim Barbullushi, i cili e edukoi ndër vite që në fazat e Liceut dhe vazhdon akoma të përkujdeset në detaje për ecurinë e tij profesionale. Elvisi tregon se ka performuar ndër vite një repertor veprash të larmishme klasike dhe të zhanreve të tjera nga kompozitorë botërorë siç janë ; Webber (thuajse gjithë krijimtarinë e tij për Klarinetë) , Verdi, Debussy, Brahms, Stravinsky, Beethoven, Eddie Daniels, Piazzola,Ferdinand Deda, Poulenc, Chopin, List, Spohr, Suttermeister, Martinu, Paganini, Saint Saens, Gershwin etj … Elvisi përmend me krenari realizimin e disa koncerteve mes të cilëve më i rëndësishëm ai i datës 8 Qershor 2017… pra , KONCERT RECITAL me Orkestër Simfonike nën dirigjimin e Petrika Afezolli, ku performoi veprën Webber nr 2, Koncert për Klarinetë dhe BOLERO të Ravelit… Bashkëpunimet e tij janë të shumta edhe në zhanret e tjera muzikore edhe me këngëtarët dhe studiot më të suksesshme të momentit. Karriera e tij njeh vetëm arritje të reja të mëtejshme dhe të suksesshme.
Enea Cenko
Sigal