Elvana Gjata, champagne dhe rose me modelen e njohur në Mykonos

628
Vajzat po e marrin veten me të mira gjatë kësaj periudhe pushimesh.

Pas impenjimeve të lodhshme, njëra në fushën e muzikës dhe tjetra në atë të prindërimit si nënë e re, për vajzat është koha për pak ditë të merituara relaksi. Elvana Gjata dhe Emina Çunmulaj po shijojnë bukuritë e ishullit të bukur grek Mykonos dhe jo vetëm. Përveç tërheqjeve natyrore që ofron vendi ekzotik, ato po shijojnë edhe produktet e zhvilluara nga dora e njeriut. E kemi fjalën për shampanjën, pasi nuk ka mënyrë më të mirë si të relaksohesh në plazh përveçse me shampanjë. Duhet theksuar gjithashtu që vajzat duken vërtetë rrezellitëse, si gjithmonë.