Elton Deda emërohet drejtor artistik i festivalit në RTSH

517
Këngëtari Elton Deda është emëruar Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ky lajm është bër i ditur nga vetë këngëtari permes një status në profilin e tij në Facebook. 
Shkrimi i plotë i Elton Dedës 
Të dashur miq e kolegë! Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme.
Sigal