Elisabetta Canalis shtatzënë, shëtit në rrugët e Los Angeles

471
E lumtur si kurrë më parë, Elisabetta Canalis më në fund mund të realizojë dëshirën për t’u bërë nënë. Pak javë pas lajmërimit të shtatzënisë si fryt i martesës me mjekun kirurg Brian Perri, dalin pamjet e para të barkut të rrumbullakosur. Modelja dhe ish velina italiane, ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë dhe tashmë rrumbullakësia e saj ka nisur të duket. 
Revista italiane “Chi” ka publikuar një foto të saj teksa shëtit në rrugët e Los Angeles (SHBA), ndërsa nën bluzën e lirshme duket barku. Për të është një moment magjik, pritja e vajzës, pas abortit të pësuar rreth një vit më parë. 
Një moment i dhimbshëm i përballuar me forcë falë dashurisë së partnerit. Në muajin shtator ajo dhe Perri vunë kurorë në një ceremoni të mbajtur në Sardegna, duke zyrtartarizuar kështu dashurinë e tyre. 
Sigal