Elisabeta Pando Saranda/ Marinela ishte shtysa ime drejt këngës

1117
Saranda! Një këngëtare e veçantë. Njihet me këtë emër pasi është nga kjo zonë e Shqipërisë nga një fshat në afërsi të Sarandës. Një fshat që nën lashtësi ka qenë një ndër qytetet më të bukura ilire, Xarra. Ka studiuar për kanto në Athinë. Ajo është një këngëtare që po lë gjurmë në këngën popullore shqiptare. Prezantimi i parë për publikun shqiptar ka qenë kënga “Vallja e burrave”. Teksti i këngës së mirënjohur “Për mua je perëndi” kushtuar nënës, tërhoqi vëmendjen e poetit dhe regjisorit Petrit Ruka, i cili më pas ideoi për të klipin e këngës popullore humoristike “Mustaqet e Çelos”. 
Kushdo që ka ndjekur “Maratonën e këngës popullore” para tre vjetësh ajo që u ka tërhequr vëmendjen të gjithë shikueseve direkt në sheshet e qyteteve apo dhe në transmetimet në ‘Tv Klan’, ka qenë këngëtarja e re Saranda. Pjesën më të madhe të jetës ajo e ka kaluar në Greqi, por edhe pse larg atdheut, ajo brenda dy vjetëve me albumin e saj të parë “Për mua je perëndi” renditet një ndër më të pëlqyerat në atdhe, ndërsa në Greqi ku ajo ka studiuar (Athinë), albumi i saj tek emigrantët ka zënë vend të parë. Në maratonën e vitit 2010 ajo u quajt nga të gjithë spektatorët “Vajza dhe flamuri” pasi sa herë këndonte “Kënga e Kurbetit” ajo nxirrte nga gjoksi flamurin tonë kombëtar. 
– Ka dashuri të përjetshme?
Për mua janë të rralla. Këto dashuri janë shumë të veçanta, Janë nga njerëz idealë. Por gjithsesi janë shumë të bukura. Ka dhe do të ketë, pa njerëz idealistë jeta duket shumë e zhveshur.
– Mendoni se do jeni e dashuruar përjetësisht me nj njeri?
Edhe mbase. Unë i pëlqej dashuritë e forta. 
– Ku do i bëjë pushimet këtë vit Saranda?
Sigurisht aq pak sa mund të jenë në atdhe, pikërisht në zonën e Sarandës ku kam shumë aktivitete.
– Keni në ideim ndonjë klip të ri?
Po. Jam në përpunim e sipër. Nuk dua ta bëj publik. Por kur të jem afër përfundimit do bisedojmë. 
– Ndiheni e vlerësuar?
Posi jo. Fansat më janë gjendur pranë, duhet tua shpërblej.
– Ku ndiheni më mirë tashmë në Shqipëri apo në Greqi?
Unë në Greqi kam marr mësimet, por në Shqipëri kam lindur. Kush harron vendlindjen nuk e respekton askush, as në Greqi. Në atdheun tim ndjehem ajo që jam, ajo që jap shpirtin.
– Keni menduar të bëni plazh nudo?
Unë respektoj çdo dëshirë të njerëzve, por vetë jam disi tradicionale. Nuk më pëlqen zhveshja e çdo pjese të trupit. Ndihem mirë brenda tradicionales. Nuk më jep ndonjë efekt të veçantë, as më rritë vlerat, as pasurinë, as namin, as të ardhmen zhveshja nudo. Ky është mendimi im. 
– Shumë këngëtare kanë nga një emër artistik si ju. Emri juaj artistik “Saranda”, pse u vetëquajtët me këtë emër artistik?
Sigurisht që e ka një përgjigje interesante. Qyteti Sarandës është një nga qytete më të bukur në botë. Pikërisht në rrethinat e këtij qyteti jo më shumë se 15 km kam lindur unë në një fshat shumë të lashtë, shumë të bukur, ku kërkimet arkeologjike kanë zbuluar thesare të hershme të banimeve shqiptare. Në këtë qytet të pastër, të bukur, piktoresk, plot kaltërsi kam marrë erën e jodit që më mbushi me dëshirën për këngë.
– Lindur në Sarandë rritur në Athinë, si erdhi kënga tek ju?
Jo fare rastësisht. Duke dëgjuar prestarët e familjes kryesisht gjyshen , nënën, duke kënduar, apo duke dëgjuar radion. Dhe unë këndoja vetë. Më pëlqente të këndoja çdo lloj kënge. Pra u rrita me këngën me dëshirën për të. Kënga më jep forcë, kurajë, ndjesi të veçanta. Kënga është forca e shpirtit. 
– Dhe si e morët rrugën e skenës?
Shumë thjesht. Rastësia mbreti i botës. Si shumë shqiptarë edhe familja ime, për arsye ekonomike emigroi në Greqi në Patra. Edhe aty ne në familje këndonim. Një ditë më dëgjoi të këndoja një komshi që e donte muzikën. Ai më rekomandoi të këndoja në një lokal të madh të qytetit. Ishte viti 1997 kur unë sapo kisha mbushur 17 vjeç. Këndova një nga këngët më të bukura të këngëtares me famë në Greqi dhe jashtë Marinela. Kënga titullohet “Prapë do të gjej”. Më vonë u hapën rrugët. U rritën kërkesat. Më ftuan të këndoja në sallën e tragetit më të madh Patra-Itali. Rastësisht ca italianë kërkuan të këndoja një këngë italiane. Dhe unë vetëm një këngë di të tillë. Pasi e këndova ata erdhën dhe më dhuruan tufa me lule. Pashë lot gëzimi në sytë e tyre. Pra e kisha zotëruar atë këngë. Tashmë u ndërgjegjësova se duhet të studioja. Kështu fillova shkollën e mesme për kanto dhe më vonë në Konservatorin e Athimës studiova për Pedagoge kantoje. Konservatori zgjati 6 vjet. Tashmë jam e plotësuar
– Athina ka shumë këngëtarë shqiptarë, a i ndiqni koncertet që japin këngëtarët shqiptarë?
Të them të drejtën shumicën i ndjek. Por jo të gjitha. Pasi koncertet me këngëtarë shqiptarë zhvillohen në disa qytete të Greqisë. Konkretisht ndjek ata që mora iniciativën të bëja albumin e parë. Në vitin 2007 ndoqa në Athinë një koncert të Ylli Bakës dhe Aurela Gaçes. Ishin fantastikë. U mrekullova. Dhe e dini çfarë…? Të gjithë lekët që kisha me vete i bleva lule dhe ua hodha atyre. Aq koncert i bukur ishte. Në fund s’kisha lekë për të marrë taksi.. hahaahaha
– Albumi juaj i parë pati shumë sukses, si e ideuat këtë dhe ku ishte çelësi i suksesit, 
ka lidhje me këtë koncert sa më lart?
Pas këtij koncerti i vura detyrë vetes të kisha një album me këngë shqiptare, pasi këndoja vetëm greqisht. E dua shumë atdheun tim. Këngën popullore shqiptare. Bëra tekstet dhe muzikën vet. Pastaj u lidha me Adrian Hilën. Ishin 8 këngë 5 nga të cilat me videoklip. Pra me Adrianin realizova vetëm orkestarcionin
– Një nga klipet ju e keni realizuar me poetin Petrit Ruka, si lindi ky bashkpunim?
Rastësisht Petriti kishte parë tekstin e kësaj kënge dhe nuk heziotoi të merte përsipër ideimin e klipit “Mustaqet e Çelos”. Ishte një bashkëpunim i shkëlqyer. Ai klip ndoshta mbetet i veçantë.
– Jeni rritur në Greqi dhe Tiranën e njihni pak. Si ju duket në Tiranë?
Tirana është e bukur. Më pëlqen. Sa të mbaroj shkollën këtu dua të punoj. Më bën çudi, në shumë dyqane apo kafene më përshëndesin. Saranda si je? Se dija që kam bërë sadopak emër. 
– Elegante, por me zë të fortë dhe të ëmbël. Si e ruani zërin?
Nuk abuzoj as me alkool, as me cigare..etj. Mbaj dietë në këtë drejtim. Unë studioj për këtë profesion dhe e di si ruhet zëri.
– Dmth nuk do rrini në Greqi edhe nëse ndonjë djalë grek ju rrëmben zemrën?
Ahahaa. Jo. Çapkënin e dua shqiptar…ahhaaaaa. Burrat shqiptar janë si shqiponja e flamurit, të fortë dhe të zgjuar.
– Ushqimi preferuar?
Peshku dhe frutat e detit.
– Mendoni të merreni me politikë nis do vini në atdhe?
Politikëëëëëëëëëë?! Kurrë!…Ku ka politikë më të bukur se kënga. As që krahasohet.
– Ajo që ju veçon nga këngëtaret e tjera shqiptare është se një flamur shqiptar kudo me vete. Pse?
Prindërit më kanë edukuar me dashurinë për atdheun. Duke qenë larg e kam ndjerë mungesën e tij. Sa më larg aq më shumë mall. Ndërsa aktiviteti me këngëtarë shqiptarë në Greqi ma kanë ndezur më shumë këtë dashuri. S’e di . Natyrshëm. Flamuri sikur më jep forcë. Më jep energji të pa shtershme. Më duket sikur dhe trupin e kam si flamuri ynë kuq e zi. Krenohem për këtë. Dhe në maratonë më quanin “Vajza dhe flamuri”.
– Aktualisht me se merret Saranda?
Me realizimin e dy klipeve, ku sërishmi tekstet dhe muzikën I kam realizuar vetë.
– Mund t’i dimë?
Aha së shpejti do të jeni i pari.
– Keni kohë të lexoni?
Unë që në vogëli shtëpinë e kam pas plot me libra. Babai im ka qenë i pasionuar pas librit. Jam rritur mes librave. Më vjen shumë keq që tashmë kohën e kam shumë të kufizuar.
– Kur jeni ndjerë më mirë në këtë rrugëtim artistik?
Kur më kanë kërkuar autograf, kolegët nga Kosova. Jam mallëngjyer. Ata e kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e patriotizmit.
Vallja e burrave
Nga Saranda në
Tropojë 
Camëri, Tiranë,
Kosovë
Hëna bashk me
ju hedh valle,
Dritë ju bëjnë
yjet mbi male
Edhe një mijë jetë
të kisha 
Në mes valles
do të isha
O lisa që
vallen mbani
Si tërmet
dridhet tabani
Kënga e kurbetit (kënduar në Maratonë 2009).
O kurbet o
kurbet,
Një jetë të tërë
posht’ e përpjetë
Kurbetlli mbeti
emri
Dhe kur vimë
dhe kur vemi
Disa prej këngëve: 
Mustaqet e Celos, 
Këngë për nënat, 
Ti për mua je Perëndi, 
Botë protokolle, 
Ligjëro moj këngë, 
Këngë për kurbetin, 
Vallja e burrave, 
Dolli dielli,
Saranda e Eduart Dema: Me jep një të puthur.
Sigal