Eliminoni aknet me këtë super maskë të bërë në kushte shtëpie

1376
Maskat për fytyrën të bëra në kushte shtëpie janë metoda të shkëlqyera dhe efektive për të shpëtuar nga aknet, pikat e zeza dhe probleme të tjera të fytyrës.
Këto receta përfshijnë një shumëllojshmëri përbërësish që ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe në eliminimin e problemeve të lidhura me aknet.
Mjalti hidraton lëkurën tuaj, e mban të butë duke ruajtur lagështinë dhe promovon rinovimin e qelizave të lëkurës. Është mirë të përdorni mjaltin organik dhe jo mjaltin e përpunuar, pasi ky i fundit mund të irritojë lëkurën tuaj.
Përbërësit si kanellë, uthull molle, çaji jeshil, shafran i indisë dhe qumështi janë gjithashtu të dobishme për reduktimin e akneve.
Kanella ka veti anti-inflamatore ndërsa uthulla e mollës rikthen pH e lëkurës tuaj, dhe minimizon pamjen e poreve.
Çaji jeshil është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira të dëmshme dhe ju ndihmojnë të ruani lëkurën e ndritshme, të përsosur dhe ka veti anti-inflamatore.
Shafran i Indisë është i mirë për trajtimin e problemeve të lëkurës, për shkak të vetive antibakteriale. Qumështi i papërpunuar përmban acid laktik që sjell përfitime kundër plakjes.
Përbërësit që iu nevojiten:
• Uthull molle
• Çaji jeshil
• Mjalti
• Sheqeri
• Një lugë çaji jeshil
Përgatitja
Vendoseni një lugë çaji uthull molle në një tas.Shtoni dy lugë çaj jeshil të ftohur dhe 5 lugë sheqer.
Së fundi, vendosni një lugë çaji mjaltë në të. Përziejini mirë përbërësit. Nëse doni që maska të jetë më e trashë shtoni më shumë sheqer.
Përhapeni maskën në fytyrë duke përdorur pambuk dhe masazhoni për disa minuta për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të përmirësuar qarkullimin.
Lëreni maskën rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë. Përdoreni këtë maskë rreth një herë ose dy herë në javë.
Sigal