Eli Fara tregon arsyen pse vendosi të mos martohet përsëri

720
Eli Fara vazhdot të mbetet një nga këngëtaret më të hijshme shqiptare, edhe pse vitet ikin.
Ajo është nënë e një vajze, Marinës, që është bërë gjithashtu personazh i njohur, që e ka lindur kur ishte shumë e re në moshë. 
Martesa e saj me të atin e vajzës përfundoi shpejt dhe që nga ajo kohë Eli Fara, nuk është rimartuar duke vendosur të jetojë vetëm me vajzën dhe t’i kushtohet muzikës.
Në një intervistë të dhënë këngëtarja ka rrëfyer mbi jetën e saj dhe pse nuk është martuar më.
E divorcuar në një moshë të re, ajo nuk ka menduar më ta përsërisë eksperiencën e martesës. 
Fakti që lëviz shumë nëpër koncerte, që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në avionë e në hotele, mendon se një lidhje është e vështirë për t’u mbajtur. 
Dhe pastaj ekziston dhe shija e zhgënjimit, që dhe pse zbehet me kalimin e kohës, ka vënë rrënjë në shpirtin e saj, por dhe personi i duhur nuk i ka ardhur. 
“Po sikur t’më binte prapë diçka zhgënjyese, t’i bija kokës me grushte, pastaj”,-thotë dhe përsërit refrenin, se më mirë të rrish vetëm, sepse administron si nikoqire, prioritetet e jetës.
Sigal