Elhaida këndon në spanjisht, bën për vete edhe spanjollët

538
Këngëtarja Elhaida Dani gjatë një mbrëmje të organizuar në një anije në Vjenë, ka surprizuar duke kënduar “Quedate conmigo”, një këngë nga Pastora Soler e kënduar në skenën e Eurovizionit në vitin 2012. Në këtë mënyrë Elhaida Dani ka fituar edhe zemrat e shumë spanjollëve. 
Gjatë kësaj mbrëmje kanë performuar edhe konkurentët e tjerë në Eurovizion, ndërsa të pranishëm ishin edhe organizatorët. Elhaida është duartrokitur nga të pranishmit, të cilët janë shprehur të mahnitur nga zëri i saj.
Sigal