Elhaida: Eurovizioni përgjegjësi e madhe, çdo tingull imi i ndjerë si asnjëherë më parë

542
Elhaida Dani përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka fgolur lidhur me performance e saj në Eurovizion. Këngëtarja shprehet se është e përulur ndaj të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës. Ajo thotë se lodhja dhe puna ja vlejti, pasi si rrallë herë ajo ka ndjerë një komb të bashkuar në një këngë të vetme.
“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj pune, fjalë të padrejta, netë të tëra pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si radhë herë, për një këngë, për mua. Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pasur përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim, më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerrë nga trupi im ka qenë i vërtetë, i saktë apo jo , ai ka qenë i sinqertë dhe i ndjere si asnjëherë më parë. 
Ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që më mbështetët. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi me besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha. Ju dua shume vërtetë”, shkruan Elhaida Dani.
Sigal