Elhaida dështon në provën e parë në Eurovision: Vokali im u lodh

522
Këngëtarja jonë, Elhaida Dani nuk shkëlqeu në provën e saj të pare. Vokali i saj ishte i lëkundur dhe “Wiwibloggs” që deri më tani e ka pasur Elhaidën në krye të listës fituese, shkroi se prova e këngëtares tonë nuk ishte në nivelet e duhura. 

Në intervistën për “Wiwibloggs”, Elhaida e justifikoi kështu lëkundjen e vokalit të saj në prova . “Kam tre muaj që punoj dhe vjen një pikë që njeriu lodhet, unë u lodha, vokali im u lodh”. Ajo që ne i urojmë Elhaidës është suksese, duke shpresuar që kjo nuk do i ndodhë më në provën e radhës.
Sigal