Elhaida Dani sot performon “I’m Alive” në Eurovizion

562
Të gjithë sytë e shqiptarëve tashmë janë drejtuar nga skena e Eurovizionit aty ku Elhaida Dani do të performojë “I’m Alive”. Këngëtarja shqiptare ka përfunduar dje provën e saj të fundit për të marrë pikët e jurisë profesioniste, pikë të cilat do t’i shtohen edhe votimit të publikut ditën e sotme. 
Elhaida Dani këtë herë këndoi dhe interpretoi përpara një publiku që e duartrokiti dhe brohoriti. Performanca e saj ishte shpërthyese. Përveç provës së parë e cila u cilësua si “dështim” Elhaida Dani ka shkëlqer në provat e tjera ashtu sikurse edhe në këtë provë të fundit. 
Këngëtarja shqiptare mban numrin 14 dhe ju mund të votoni vetëm pasi është kënduar edhe kënga e fundit. Që nga ai moment keni vetëm 15 minuta kohë deri në çastin e mbylljes së votimit . Vendet që mund të votojnë Elhaidën janë Moldavia, Armenia, Belgjika, Hollanda, Fiunlanda, Greqia, Estonia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bjellorusia, Rusia, Danimarka, Romania, Gjeorgjia, Spanja, Austria, Franca dhe Australia.
Sigal