Elhaida Dani rrezëllitëse në ceremoninë e hapjes së “Eurovizion 2015”

574
Elhaida Dani ka parakaluar dje në tapetin e kuq, që ishte shtruar në Vjenë me rastin e ceremonisë hapëse të festivalit “Eurovizion 2015”. Dani u shfaq me një fustan madhështor në ngjyrë të verdhë të punuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, duke marrë komplimente nga moderatorët. 

Ceremonia ka filluar pasditen e djeshme në orën 17:30 dhe ka pasur të ftuar të gjithë artistët dhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në këtë eveniment të rëndësishëm të këngës europiane. 

Shumë nga miqtë dhe ndjekësit e saj e kanë konsideruar këtë shfaqje të saj “të mrekullueshme”. Komplimente, këngëtarja ka marrë edhe nga të ftuar të tjerë të këtij eventi. Nata e parë e “Eurovizionit” ku edhe do të këndojë këngëtarja shqiptare është më 19 maj. 
Sigal