Elefanti vesh çizme pasi shkeli në një minë

551
Wasana është elefanti i cili është pajisur me një këpucë protezë pasi humbi këmbën kur shkeli në një minë. Elefanti i dëmtuar cili ka shërbyer në industrinë e transportit në Tailandë u shpëtua nga Streha e Elefantëve Boon Lotts . Çizmja e tij është prodhuar në Australi dhe është dërguar menjëherë në Tailandë për ti ofruar Wasanës mundësinë për të ecur sërish.

Përveçse këpuca e ndihmon atë të ecë pa dhimbje është e dizenjuar në mënyrë të tillë që të mbrojë këmbën nga dëmtime apo infeksione të tjera. Streha e elefantëve është themeluar në vitin 2005 dhe ndodhet në Sukhothai të Tailandës Veriore. Gjithashtu është shtëpi për 8 elefantë të shpëtuar, duke përfshirë dhe Wasanën.
Sigal