EL James kthen “50 hijet e Greit”, thjesht në Grei

703
Pas suksesit me triologjinë “50 hijet e Greit”, sukses i sprovuar edhe në ekranin e madh të kinemasë, autorja EL James njoftoi daljen në treg me një tjetër version, ku historia rrjedh nga këndvështrimi i Christian, personazhit kryesor mashkullor.
Libri do të titullohet thjesht “Grei” dhe do të dalë në treg më 18 gusht, datë kur Christion, personazhi i saj ka ditëlindjen.
Projektin e ka njoftuar vetë shkrimtarja në profilin e saj në Instagram, ku madje edhe është interesuar për kureshtjen e ndjekësve duke i pyetur nëse ishin të kënaqur për këtë. James thotë se librin e ri ua dedikon lexuesve që kanë kërkuar pafund një romancë të rrëfyer nga Christian. 
Sigal