Ekonomia botërore do të rritet me 14% deri në vitin 2030, falë Inteligjencës Artificiale

903
Është pranuar gjerësisht se Inteligjenca Artificiale (IA) do të ketë ndikim të madh në jetën tonë në dekadat e ardhshme – por cila është vlera e saj në ekonominë botërore?
Sipas një raporti të ri, PBB-ja botërore do të jetë 14% më e lartë në vitin 2030 si rezultat i Inteligjencës Artificiale ose 15,7 trilionë dollarë. Shifër e cila është më e madhe se PBB-ja e Kinës dhe Indisë së bashku. Raporti “Sizing the Prize” u prezantua nga PwC në një sesion në takimin e përvitshëm të New Champions 2017, në Dalian, Kinë.
Kush përfiton
Përmirësimet në produktivitetin e punës do të zënë më shumë se gjysmën e të gjithë fitimeve ekonomike nga Inteligjenca Artificiale nga sot e deri në vitin 2030, ndërsa rritja e kërkesës për konsum do të zërë pjesën tjetër.
monitor 788.indd
Fitimet rajonale do të ndihen më shumë në Kinë, PBB-ja e së cilës do të rritet me 26% në vitin 2030, ndjekur nga Amerika e Veriut (14,5%). Të dyja këto rajone përfaqësojnë thuajse 70%, ose 10.7 trilionë dollarë të ndikimit ekonomik botëror të Inteligjencës Artificiale.
Gatishmëria e Amerikës së Veriut për Inteligjencë Artificiale dhe numri i madh i vendeve të punës që janë të ndjeshme ndaj zëvendësimit nga teknologjitë më produktive tregojnë se ky rajon do të ketë fitime më të shpejta se Kina.
Megjithatë, gjiganti aziatik do t’ia kalojë Shteteve të Bashkuara brenda dhjetë viteve me ngushtimin e hendekut mes teknologjisë dhe ekspertizës.
monitor 788.indd
Kina është bërë një lider botëror në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Analizat më të hollësishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale mund të rrisë produktivitetin në punë me 27% deri në vitin 2035.
Europa dhe vendet e zhvilluara në Azi do të kenë një rritje të PBB-së 9-12% deri në vitin 2030, ndërsa vendet në zhvillim në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi do të kenë një rritje modeste, më pak se 6%.
Anard Rio, një lider global i Inteligjencës Artificiale në PwC thotë se: “Unë dëshmoj sesi Inteligjenca Artificiale do të na ndryshojë jetën si individë, sipërmarrje e shoqëri.
Përfitimet nga Inteligjenca Artificiale do të ndihen në mënyra të ndryshme në sektorë të ndryshëm”. Shitjet me pakicë, shërbimet financiare dhe sistemi shëndetësor do të jenë sektorët që do të kryesojnë, teksa Inteligjenca Artificiale do të rrisë produktivitetin, vlerën e produkteve dhe konsumin.
“Nuk është lufta e robotëve kundër nesh, ata janë duke na ndihmuar”, – thotë Pascale Fung, profesor i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike dhe Elektronikës në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.
“Në mënyrë që të kontrollojmë Inteligjencën Artificiale, ne duhet të hartojmë një kuadër rregullator krejtësisht në ri dhe një rend qeverisës më të ashpër”, thotë profesori i Universitetit Yale, Wendell Wallach.
Burimi: World Economic Forum
Sigal