Egla Bardhi: 18 vjeç, besoj se është herët për dashuri

967
Tepër e re, por që është bërë shumë e njohur në botën e modelingut. Ecën në gjurmët e së motrës Ornela Bardhi, një modele e cila ka pasur shumë sukses. Por dhe pse modelingu po ecën dhe i hap shumë kërkesa, ajo të ardhmen e vonë e shikon si një juriste karriere. Ka shumë ambicie dhe dëshirë për librin
-Janë shumë gjëra për ty thënë për ty, megjithatë na e përshkruaj ti veten me tri fjalë? 
E sinqertë, e thjeshtë, ambicioze!
-A mund të na tregosh kur të lindi dëshira për të qenë pjesë e botës së modës? 
Që fëmijë, mbaj mend që sfiloja nëpër shtëpi dhe më pas kur u rrita i vura qëllim vetes të bëhesha një modele.
-Të kujtohet sfilata e parë, si u ndjeve?
Sigurisht që më kujtohet, ka qenë para dy vitesh, teksa sfilova për disa veshje… Jam ndjerë mirë dhe e sigurt në profesionin si modele.
-Beqare, apo e lidhur? 
Sinngle, ende nuk i kam mbushur 18-vjeç dhe është herët për dashuri
-Të flasim pak për një gjë me të cilën karakterizohen të gjitha femrat, shoppingun. Sa e varur je? 
Si çdo femër tjetër edhe unë jam e apasionuar pas shoppingut, por nuk mund të them e varur.
-Stilisti yt i preferuar? 
Do të veçoja Rrezarta Skifterin, më pëlqejnë koleksionet e saj.
-Ke pozuar për emra të njohur të botës së modës, na e përshkruaj pak këtë eksperiencë? 
Është një eksperiencë e mrekullueshme. Televizioni dhe modelingu është ajo që më pëlqen dhe që do fokusohem… Çdo eksperiencë ka shumë kujtime.
-Sekreti për një trup si Egla? 
Krahas faktorit gjenetik që është primare, kujdesem duke përzgjedhur ushqimin, mos abuzimi kurrë me yndyrat apo kaloritë… 
-A e zgjedh ushqimin, apo je një nga ato që hanë dhe nuk shtojnë në peshë? 
Sigurisht që e përzgjedh, duke filluar që nga supëzat me perime e sallatat e ndryshme… Megjithatë njeriu duhet të çohet nga tavolina i pangopur…
-Çfarë dëshiron të arrish në industrinë e modës? 
Dëshiroj të arrij edhe më shumë, është ende herët në momentet që po flasim. Akoma ka shumë punë përpara dhe synimi im është që të jem ndër modelet më të njohura.
-Kush është Egla jashtë skenës ku prezantohet bukuria? 
Është një vajzë e thjeshtë, gjimnaziste dhe shumë e çiltër.
-Jeni motra e super modeles shqiptare, miss Ornela Bardhi. A ka ndikuar motra në zgjedhjen e këtij profesioni?
Po, sigurisht… Ornela është nga modelet e para shqiptare dhe këtë gjë e trashëgova nga ajo.
-Nga kush frymëzohesh? Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk frymëzohem nga askush.
-Familja juaj përbëhet nga… Prindërit e mi, motrat dhe një vëlla… I dua shumë dhe i falënderoj për përkrahjen e tyre në çdo hap timin.
-Cili do të jetë profesioni i të ardhmes tuaj? 
Pas gjimnazit, do të ndjek studimet e larta për drejtësi. Në të ardhmen e shoh veten të afirmuar si juriste.
Bisedoi: Hermes Nika
Sigal