Edi Luarasi: “Udhët janë të bukura”, një këngë magji kënduar nga Lindita Sota

857
E lindur në qytetin e Fierit nga prindër intelektualë Gjinovefa dhe Kito Sota, fëmija i dytë ndër katër fëmijët e asaj familje të nderuar patriotike, vogëlushja e bukur me flokët e zeza të thurura dy gërsheta, do shfaqte talentin e saj, të ardhmen e ndritur artistike, ku me zërin e saj të fuqishëm dhe melodioz, do pushtonte skenat shqiptare, madje edhe jashtë Shqipërisë. Muzika, kënga, ishin ngjizur në shpirtin e saj. E vogël, shumë e vogël në moshë, atëkohë, ajo improvizonte veten e saj në skenë në një nga dhomat e shtëpisë dhe, me xhezven në dorë, duke e përdorur si mikrofon, do dilte përpara spektatorëve familjarë, fisit të saj. Dhe, prindërit e saj të mirë, nuk kishin pse t’ia ndrydhnin dëshirën dhe talentin e madh që shikonin tek bija e tyre për të ecur në udhën e gjatë, të bukur e të vështirë të artit. Provat e saja të para ajo i dha në festivalet kombëtare për fatosa dhe pionierë që zhvilloheshin në ato vite; me zërin e saj kumbues dhe të kthjellët, tërhoqi vëmendjen e spektatorët, juritë e ndryshme. Kishte filluar të hynte në rrugën e bukur dhe të vështirë në artin e të kënduarit. Dalëngadalë po rritej me këngën në shpirt e në buzë, me skenën, me spektatorin. Pasi kreu shkollën 8-të vjeçare në qytetin e lindjes, do t’i hapej rruga drejt Tiranës për të kryer studimet në Shkollën e Mesme Artistike, Jordan Misja. Kryeqyteti i Shqipërisë, i artit dhe kulturës shqiptare i dha mundësinë vajzës adoleshente artiste të prekte edhe skenat e mëdha të artit, të këndonte me estradën e shtetit, estradën e ushtarit…Duke u ngjitur në udhën e suksesit të saj si artiste, ashtu e gjeti edhe viti 1972, viti i shumëpërfolur, kur edhe u zhvillua festivali i radhës, Festivali i 11-të i Këngës në Radiotelevizion.
Kush? Eh, ai festival i paharruar…!
Festivali i 11-të i Këngës në Radiotelevizion u zhvillua në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë nga data 22-24 dhjetor 1972. Të njëzetë këngët konkurruese u kënduan në natën e parë në një interpretim nga 19 këngëtarë, sepse Sherif Merdani këndoi dy këngë. Në natën e dytë të festivalit u kënduan po ato 20 këngë, por me ndryshimin e radhës që, kënga e fundit e natës së parë do të këndohej e para në natën e dytë dhe kështu me radhë. Sigurisht, nga përvoja ime e viteve nëpër festivale si teleshikues duke i ndjekur pa ndërprerje për vite e vite me radhë, shpesh herë ndodh që, nga të gjitha këngët konkurruese, pasi i dëgjon për herë të parë, disa prej tyre të tërheqin më shpejtë dhe të mbeten në mëndje. Sipas radhës, kënga e fundit e festivalit dhe e natës së parë, interpretimi i shkëlqyer i këngëtares, tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e të gjithë spektatorëve, telespektatorëve dhe dëgjuesve të radios. Lindita…Këngëtarja simpatike dhe elegante me interpretimin që po i bënte këngës, i “bindi” të gjithë që do ishte fituesja e çmimit të parë. 17-vjeçarja që po dilte për herë të parë në skenën e madhe të festivalit të këngës në radiotelevizion, u prezantua kështu nga Edi Luarasi: “Udhët janë te bukura”, muzika Agim Krajka, teksti Agim Shehu, këndon Lindita Sota. Lindita e veshur me fund të zi dhe me bluzë të bardhë doli në skenë; filloi ta këndojë mjeshtërisht atë këngë të bukur, ritmike, rinore: /Uaaa, kafe ‘Flora’ burra plot/ pa rum pau,/ vijnë tri vajza ulen tok/ pa rum pau/ pëshpërimë me hare/ pa rum pau/ shoqet tona vijnë’ tek ne, uaaaa…/

Po çfarë ndodhi në natën e tretë të festivalit?
Në natën e tretë të festivalit, deri në minutat e fundit kur po jepeshin mendimet e jurive të ngritura në rrethe të ndryshme të vendit për të shpallur këngët fituese, ajo këngë ishte pa diskutim pretenduese e çmimit të parë, 100 pikë para këngës tjetër “Erdhi pranvera”. Por, juria e Tiranës, që ishte lënë për në fund të jepte vlerësimin e saj, do ndryshonte rezultatin, duke i dhënë këngës “Erdhi Pranvera” 101 pikë, ku kaloi menjëherë fituese e çmimit të parë te festivalit. Vlerësimi i këngës fituese me një pikë para këngës që këndoi Lindita ishte e papritur e madhe, sa të gjithë, jo vetëm spektatorët në sallë, por edhe teleshikuesit u shprehën me një “Oooohhh”. Përfundimisht, Lindita në atë festival fitoi çmimin e dytë, pavarësisht se ajo këngë u popullarizua shumë dhe këndohej edhe më vonë si fituese e çmimit të parë.

Pas suksesit që pati në Festivalin e 11-të…
Pas suksesit që pati në Festivalin e 11-të, kompozitori Nikollaq Bulo do t’i besonte këngën e tij “Tek punëtorët” për ta kënduar në anketën muzikore të asaj kohe: /Jeta ime merr krahë të vërtetë/ Sa ëndrra thura kur isha studentë/ M’u çel një dritë n’jetë përgjithmonë/ Për mua puna sot fillon…/ Disa muaj më vonë edhe kompozitori tjetër Vakthi’ Sheme do krijonte një këngë për Linditën për ta kënduar përsëri në anketën muzikore: “Letër nga nëna” /Një letër po nis tek ty/ që të të shpreh nga larg/ mallin e nënave… /

Kush ishte risia në Festivalin e 12-të?
Pas goditjes që mori ai festival, një vit më vonë, në Festivalin e 12-të të Këngës në Radiotelevizion, tashmë studentja për aktrim në Institutit e Lartë të Arteve Lindita Sota do të ngjitej në skenën e atij festivali me dy këngë: “Hekurudha kënga jonë” ,kompozuar sërish nga Agim Krajka, /Tani është mbrëmje ne jemi bashkë/ Sa shokë të mirë ne këtu u bëmë/ Dhe këngën tonë përmbi një kitarë/ Të pastër lart e përcjellim ne…/ si dhe këngën: “Gëzime punëtore”, kompozuar nga Aleksandër Peçi: /Sot gëzimin tim mbi tokë/ Si një agim mbi ju po çel/ Lart në skenë një lajm o shokë unë po ju sjell/ Një vogëlushe e të ardhmes sonë/ Buzëqeshjen i dhurojmë/ Si pranvera lule jetës sonë…Rruga për të kënduar në festivale studentes Lindita i ishte hapur, madje, ajo pretendonte të këndonte këngë me volum të lartë. Siç është shprehur vite më parë artisti i madh Mirush Kabashi kur po e intervistonte drejt përsëdrejti Linditën, i thotë: “Lindita, si tani më kujtohet, kur ti erdhe në konkurs për të vazhduar shkollën e lartë, anëtarët e komisionit zunë veshët me duar nga volumi i zërit tënd të pastër dhe te kthjellët…”. Rruga për të kënduar në aktivitetet kombëtare të këngës, festivalet, anketat muzikore… i ishte hapur. Kështu në Festivalin e 13-të të Këngës në RTV Lindita këndoi këngën “Pranverë në zemrat shpërnda”, kompozuar nga Lejla Agolli. /Këndo ti me poetin dhe një shokë ushtarë/ pranverë ti në zemra shpërnda/ Dhe partizanët t’patën ty shokun më të mirë/ Zeri yt i ngrohtë tym e flakë të ndizej me shpejtësi/ Dhe fundin e cigares e ndaje ti me shokë/ Fjala jote qe barot….,si dhe këngën “Dritë në sytë e tu”, kompozuar nga Agim Krajka: /Ndjenim ne/ dashurinë si një agim tej pamë/ njëri tjetrin kur e kishim pranë/ mes shokëve tanë/ dhe tek ne/ do të ketë më shumë diell dhe dritë/ mes nesh dashurinë….

Kur flasim për Festivalin e 14-të…
Festivali i 14-të i këngës solli diçka të trishtueshme. Të gjithëve u kujtohet Lindita Sota në atë festival kur doli në skenë me rreth të zi në kokë. Dy muaj para festivalit i vdes papritur njeriu i saj më i dashur dhe i shtrenjtë, MAMAJA. Dhe Lindita bashkë me dhimbjen e madhe që kishte (kush e ka patur atë fat të keq të ndjejë humbjen e nënës e ndjen më shumë dhimbjen. Një ndër ata jam edhe unë, që po shkruaj këto rreshta dhe që e kam jetuar atë fat të hidhur dhe tragjik, humbjen e mamasë sime në një moshë shumë të re) do gjente forcë të këndonte dy këngët konkurruese. “Dashuria më e madhe” ishte njëra këngë e kompozuar nga Agim Prodani me tekst të Fatmir Gjatës, fituese e çmimit të dytë: /Tringëllinë një zilkë mushke/ Tej këndon dhe bulku/ Por nga krisma e një pushke/ Dridhet tërë muzgu/ Me barot edhe me hekur/ Toka ime është ngarkuar/ Vjeshtë e tretë flakë e ndezur/ Fushat, malet ka mbuluar…, si dhe kënga: “Në rrugën e trimave”, kompozuar nga Aleksandër Peçi me tekst të Bardhyl Londos: /Shtrydh një plis nga toka mëmë/ Dhe heroizëm do burojë/ o lule more lule djema/ Që ratë me këngë në gojë…/

Dhe rrugëtimi në Festivalin e 15-të…
Festivali i 15-të i këngës për Lindita Sotën, përveç të papriturës, kishte edhe bukurinë e tij. Në këngën e katërt të natës së parë të festivalit, që i binte të ishte e shtata në radhë, sepse në ato kohë këngët këndoheshin nga dy këngëtarë, prezantuesi i festivalit thotë: “Gjithmonë në aksione” muzika Agron Xhunga, teksti Petraq Risto, këndon Brunilda Sota.
Uaaa! Do shprehnin habinë e tyre të gjithë shikuesit dhe teleshikuesit, kur panë të dilte në skenën e festivalit Brunildën – sa i ngjanë së motrës. Dhe ashtu ishte vërtetë, ato dy motra ngjanin shumë me njëra tjetrën

Sigal

Nga Pandeli Simsia