Edi Luarasi: Hobet e mia të vegjëlisë ishin futbolli dhe biçikleta

889
Në një bisedë para tre vjetësh, kur së bashku me Edi Luarasin dhe të famshmen Anita Take ishim në një aktivitet në Pogradec, në bisedat me to, kisha harruar në diktofon pa zbradhur disa detaje jetësore, që i kisha lënë për ti botuar në një kohë tjetër. Koha ecte dhe kisha menduar se këtë kasetë me inicizim e kisha humbur. E gjej rastësisht dhe midis të tjerave gjeta detajet e harruara me zërin e Edi Luarasit dhe Anita Takes. Ndoshta është një nga bisedat më të gjata, më të bukura të mijat me ëkto dy artiste. Dhe pse i kam takuar disa herë, ajo ditë për mua mbetet e veccantë se qëndruam orë të tëra, dhe unë duke shfrytëzuar rastin I pieta gjërë dhe gjatë për ato ccka doja dhe kasha mangësi në informacion për jetën e tyre. Artistet si artiste. Përgjgijeshin plot dëshirë dhe mirësi. Gjithë kohën të qeshura dhe të dashura. Në ato 24 orë mësova jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për bashkshortët e tyre Mihallaq Luarasi (bashkshorti I Edit) dhe Agim Prodani (baskëshorti i Anita Takes). 
-Flitet shumë për fëmijërinë tuaj, për hobet, për lojrat, për këngën? Ishit një fëmijë I qetë, e ndrojtur apo ccapkëne? Si ishte fëmijëria juaj ?
Shumë, shumë aktive. Në vitet e fëmijërisë isha e dashuruar me këngën, me muzikën. Pra, që në moshë të re këndoja në shumë aktivitete që organizonte Shtëpia e Pionierit. Unë këndoja kudo që mundja, kudo që gjeja mundësi. Kënga ishte në ccdo hap të jetës time. Këngët ishin nga më të ndryshmet. Kryesisht të muzikës së lehtë por edhe disa popullore apo lirike. Çuditërisht këngët që këndoja sikur i gjeja enkas të specifikuara për zërin tim. Këndoja si të isha e rritur. Zëri im nuk kishte asgjë me atë të nëj fëmije, por dukej si I një vajze të pjekur. Të gjithë ma evidentonin këtë cilësi, më thoshin se zëri im ishte pjekur para kohe. Pra nuk ishte si zëri i bashkmoshtareve apo i atyre që ishin dy apo tre vjet më të mëdha. Ishte një zë më i pjekur, më i plotësuar, më i trashë. Mua më pëlqente kjo gjë, por specialsitët thoshin se ishte jo normale dhe pse zë për një këngëtare që premton shumë. Pra kasha një fëmijëri të vrullshme, gjithmonë në ëlvizje, gjithmonë në aktivitete, gjithmonë në biccikletë. …Kam qenë nëj fëmijë shumë i hedhur shumë i lëvizshëm, shumë çapkëne. Isha një fëmijë që gjithmonë lozja futboll me çuna. Më shumë rrija me çuna se me goca. Kohën më të madhe me ta e kaloja. Isha e gatshme të grindesha për çdo gjë.
-Përveç futbollit kishe tjetër hobi në fëmijëri?
Po. Përveç këngës, hobi kisha biçikletën. Kisha një biçikletë “Bianka” të vogël që se lëshoja kurrë nga vetja. Me të ndihesha sikur kisha avion. Më dukej vetja më e rritur më e sigurtë më e diferencuar. Skam lënë rrugë të Tiarnës pa gjezdisur. Më jepte nëj kënaqësi të veçantë.
– Ishe grindavece?
Mos o zot. Isha gati të zihesha për hiç mos gjë. Si duroja padrejtësitë. S’kishte çun që të grindej me mua. Grushtin e kisha të parin. Mbaj mend që më ka thënë motra që e kish ngacmuar një çun. I thashë të më tregonte kush. Nuk ja përtova. Ja vesha me grusht. Ai u pataks.
Ndërhyn Anita Take: Eh Edi, kush nuk e njhte në Tiranë. E pashme, çamarroke, e dashur, e hedhur. Binte në sy kudo. Ne fmerat i trembeshim. Të bije në duar të Edit…(ahaaaaaaa). Por gjithmonë me të drejtë, pasi ishte vajzë me karakter. E gjendur, shpirtmirë. Edi diskutohej kudo në atë kohë. Apo s’ecte me bicikletë.
– Pra këngëtare, mos vallë rastësisht u ngjitët në skenë?
Aspak. Skena erdhi papritur tek unë. Erdhi si nje pranverë e shpejtë por e heshtur. Erdhi si një diell i papritur pas një shiu të madh. Erdhi dhe më mbushi zemrën, më ndriçoi rrugën.
– Pse kaq romantike për këtë pikë Edi?
Sepse e tillë ishte ajo kohë për mua ai moment për jetën time. Unë këndoja në Estradën e Shtteit , pra isha kënëgtare. Këdoja siç tha dhe Anita Take. Isha 17 vjeçe në atë kohë dhe ëkndoja këngë që ishin të ëvshtira për zërin dhe po e dëmtoja zërin me ato këngë të ëvshira. Zëri po më trashej. Kordat po më prishehsin. Në këtë kohë në Estradën e Shtetit ku ishte regjisor Mihallaq Luarasi, këkrohej një personazh për një rol. Duhej një vajzë tip llasticë, e përkëdhelur, lajaktare, plot nzae. Këkonin në estardë po nuk e gjenin. Kur Mihalalqit i ra ndër mend për mua. Më thirri dhe më ofroi rolin. Në fillim ngurova. Se kisha mendiuar veten se mund të bëhesa aktore. Por me këmbnguljen e tij pranova. Mihallaqi ishte nje regjisor që kishte shumë ide. Të gjithë e shihnin si një njeri tjetër. Ai kishte mabruar në Hungari për regji me nota të shkëlqyera. Ai binte në sy kudo në Tiranë. Edhe veshja e tij edhe e folura kishin tjetër aromë.
– Dhe si rrodhi biseda për rolin me Mihallaqin?
Ai ma sqaroi disa herë duke më thënë se do të më ndihmonte dhe ai. U binda, Pranova. Pra roli im i parë ka qenë ai i një vajze çapkëne me Estradën e Shtetit kur isha vetëm 17 vjeç. Pas përfundimit të rolit më duatrokitën. Mihallaqi ngeli shumë i kënaqur. Më përqafoi. Se besoja se kisha realizuar një rol që do më ndryshonte rrjedhën e jetës. Pas tij, Mihallaqi më besoi edhe dy tre role të tjerë. Të gjitha dolën me suekse. Tashmë i kisha kalur 17 vjetët dhe kalova në 18. Ishte një moment që më pëlqente më shumë aktrimi se sa kënga. Bile e dnjeja se në kënëg s’mund të jepja më tepër.
– Dhe vazhduat shkollë për aktrim?
Po. Po. Ishte këmbngulja e Mihallaqit. Ai më detyroi të shkoja në Institutin e Arteve. Shkova duke ndjerë dorën e tij të ngrohtë, duke ndjerë ndihmën e tij, mësimet e tij. E ndjeja se e ardhmja ime ishte pikërisht aktrimi.
– Mos vallë u dashuruat që në këtë moshë me Mihallaqin?
(Qesh), Aha..Po u dashurova. Ishte ai që më ndiqte kudo, më udhëzonte, më jepte dorën. Sytë e tij kishin kohë që e shprehnin dashurinë. Por gjeta belanë me prindërit. Ata nuk donin. Se pranonin dashurinë tonë. Se donin Mihallaqin, pasi thoshin është shumë ekstarvagant. Prindërit më thoshin çdo darkë se kemi shumë kërkesa për ty. Më këkronin injinjera, doktora. Ne kishim diferencë 11 vjet që për atë kohë ishte shumë. Këtu prindërit ngulmonin shumë. Por unë e kisha mbledhur mendjen top. Isha e dashuruar me Mihallaqin.
– Si e mbrojti diplomën Edi?
Unë isha matura e parë që mbaroi në Shqipëri për aktrim. Pra isha ndër studentët е klasës së раrё dramatike, pranë Istitutit të Lartë të Arteve në Tiranë. «Shumë zhurmë për asgjë» me tё cilën mora diplomën, më evidentoi, pasi korra sukses.
-Kur flitet për rolin e parë në teatër?
Një rol intersant për mua. Roli i parë ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin me skenar të Fadil Paçramit. Athere Kujtimi ishte regjisori më në zë.
– Cilat janë rolet më pikante të Edit?
Eh rolet janë shumë. Por unë do të veçoj Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. “Orfeu zbret në ferr” ku kam luajtur me Timo Fllokon, Prokop Mimën, Margarita Xhepën. Si aktore pranë Teatrit Popullor, kam luajtur mbi 30 rоlе…
– Por Edi ka qenë dhe prezantuese e dy Festivaleve më të rëndësishme në tërë historinë e Festivaleve në RTSH. Pra në Festivalin e 10 dhe të njëmbëdhjetë…?
Ishin ditët nga më të bukurat por dhe ditët që po përgatitej skema e goditjes ndaj Mihallaqit. Kishte vite që sigurimi I shtetit po këkronte ta dënonte gjoja për prirje liberale. Dhe rasti erdhi në Festivalin e njëmbëdhjetë. Ai Festival që bëri bujë. Unë isha prezantuese. Kisha veshur nëj fustan të bardhë të gjatë deri në fund të këmëbeve. Orkestra në disa raste kur luante çohej në këmbë. Emocionet ishin të madha. Dy herë prezantuse kur dihet që të gjithë sytë I kihsin në Radio Televizion pasi Festivali ishte ngjarja më e madhe kulturore e vitit. Festivali bëri bujë. Këngët e Festivalit këndiheshin në rrugë. Mua më përshëndesnin kudo. Pa u shuar gëzimi erdhi goditja. Mihallaqi u gjykua për tendenca të huaja, pikpmaje në kundërshtim me vijën e Partisë. Pra ajo që sigurimi e priste erdhi. Mihallaqi u dënua me 8 vjet burg.
Anita Take: Edi ishte nëj këngëtare më e plotësuar për moshën. Unë kur e dëgjoja habitesha, Se besoja që të kishte një zë kaq të mbushur, për moshen. Dua të them se disa nga këngët e saj I këndova unë kur ajo e la këngën. Mihallaq Luarasi në atë periudhë shihej ndryshe edhe nga sigurimi i shtetit. Unë kasha frikë të rija me të, pasi ishte shumë i civilizuar shumë i emanipuar, Unë isha femër e ndrojtur dhe s’para shoqërohesha me djemtë. Edhe bashkshortit tim i thoja se kam frikë të shoqërohemi me Mihallaqin për ato ç’ka thashë më lart. Pasi në të vëretëtë ai ishte njeri i kompletuar, shumë i kulturuar. Vishte një këmishë që jakën e kishte prerjen afërsisht si femrat. Në dimër mbante një shall që e lidhte ndryshe. Dis kutohej në rrethet artistike si njeri me shije perëndimore. Shallin e hshte në qafë që të tërhiqte vëmendjen.
Sigal