Edhe për Papën, verë natyrore

641
Nga Vatikani vijnë rregulla të reja mbi Verën e Shenjtë të Kungimit, si pasojë e shqetësimit mbi shpërndarjen e gjerë të produkteve jo të përshtashme për qëllimin.
Deri vonë, vetëm komunitete fetare të caktuara kujdeseshin për prodhimin e bukës dhe verës për kremtimin e Eukaristisë. “Ndërsa sot, ato shiten në supermarkete apo dyqane të tjera, madje edhe në internet”.
Udhëzimet e reja janë dërguar përmes një letre drejtuar Ipeshkvijve nga asambleja e Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, me urdhër të Papa Françeskut. Radio Vatikani e ka bërë publike përmbajtjen e plotë të letrës.
Zyrtarët e Vatikanit u kujtojnë priftërinjve, po ashtu, të kontrollojnë me kujdes rezervat e tyre të “Verës së shenjtë’. Kështu, letra dikton:
“Vera e përdorur në kremtimin e Sakrificës së Shenjtë eukaristike duhet të jetë natyrore, e frutit të rrushit, e vërtetë, e pandryshuar, dhe jo e përzier me substanca të tjera. […] Kujdes maksimal të tregohet në mënyrë që vera e destinuar për Eukaristinë të jetë ruajtur mirë dhe të mos jetë kthyer në uthull. Është absolutisht e ndaluar të përdoruret verë e dyshimtë për sa i përket, vërtetësisë apo prejardhjes së saj…”.
Në qoftë se një person nuk mund të konsumojë alkolin, ‘mustum’ -i, në thelb lëng rrushi, është, e vetmja alternativë e vlefshme për t’u shërbyer përveç verës, në rastet kur kjo e fundit nuk është e mundur të shërbehet.
Po sipas udhëzimeve të letrës, buka pa gluten, gjithashtu, nuk konsiderohet e përshtatshme për Eukaristinë, megjithëse përjashtime mund të bëhen për ata që vuajnë nga sëmundje të caktuara.
Sigal