Edhe pas divorcit, Affleck dhe Garner jetojnë bashkë

577
Pavarësisht divorcit pas dhjetë vitesh martesë, çifti i aktorëve Ben Affleck dhe Jennifer Garner vijojnë të jetojnë bashkë. Mediat amerikane shkruajnë se ata jetojnë në rezidencën e tyre në Pacific Palisades, në California.
Affleck dhe Garner nuk ndajnë të njëjtën shtëpi, por qëndrojnë në pronën e blerë në vitin 2009 për 17.5 milionë dollarë.
Aktori po ndërton një banesë të re, ku do të ketë zonën e tij private brenda pronës së tyre. Kjo zgjedhje është bërë për të qenë pranë tre fëmijëve të tij, Violet, 9 vjeçe, Seraphina, 6 vjeçe dhe Samuel, 3 vjeç.
Sigal