Edhe liqeni i Ulzës tashmë një destinacion turistik

556
Një prioritet të dukshëm në fushën e turizmit këtë sezon ka patur turizmi malor dhe ai natyror. Kur përmend turizmin natyror, kam parasysh turizmin në parqet dhe zonat e mbrojtura natyrore të Shqipërisë që tashmë janë kthyer në destinacione tepër të vizitueshme për natyrën e tyre të veçantë. Përmend këtu Parkun Kombëtar të Divjakës, atë të Shebenik-Jablanicës, parku natyror i Valbonës, Thethit, por këtë verë vizitorë të shumtë nga vendi dhe Europa kanë vizituar edhe Parkun Natyror Rajonal të Ulzës.
Ky park, ka sjellë turistë të shumtë këtë sezon veror nga Gjermania, Franca, Polonia etj, që kanë preferuar të pushojnë me familjarët e tyre në brigjet e liqenit të Ulzës  Njëkohësisht dhe familjarë të shumtë të zonës kthehen dhe bëjnë pushimet në shtëpitë dhe ambiente të ulz2ndryshme në zgjatimin e këtij liqeni. Një efekt pozitiv në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka organizata natyraliste “Miqësia” në qytezën e Ulzës, si pjesë e rrjetit për Mbrojtjen e natyrës në bashkëpunim me aktorë të tjerë lokal, në kuadër të projektit SENiOR-a.
Sigal