Edhe Breitbart në SHBA pasqyron ekspozitën “The Donald” të Avni Delvinës!

498
Sigal

Nga Av. Altin Goxhaj

Breitbart News, media kryesore që bëri fushatën e Trump 2016 sot pasqyroi ekspozitën e të Madhit Avni Delvina “THE DONALD” 🙂 Është hera e parë që një piktor shqiptar nderohet kaq shumë nga mediat botërore dhe sidomos nga mediat konservatore. Krenar që jam një ndër kuratorët e kësaj Ekspozite që gjeti kaq jehonë në mediat ndërkombëtare sa asnjëherë më parë në Shqipëri 🙂

Ja shkrimi i plotë:
‘The Donald’ is a muse for Trump-loving Albanian painter
“‘THE DONALD’ është musa frymëzuese për Piktorin Shqiptar proTrump” 🙂

Tiranë (AFP) – Duke përdorur një armë të bërë me dollarë, duke u përballur me Barack Obamën, duke sfiduar George Soros në një betejë të krahut, – Donald Trump është heroi i një shfaqjeje arti në Tiranë nga një piktor shqiptar që e konsideron presidentin amerikan një “idhull”.

Artisti 61-vjeçar, Avni Delvina, thotë se puna është përgjigjja e tij ndaj reagimit gjerësisht negativ të mediave ndërkombëtare ndaj qasjes joortodokse të Presidentit Republikan në politikë.

“Është produkt i dy viteve të punës sime i pasojë e zemërimit tim të fortë ndaj sulmeve të padrejta ndaj Trump”, tha Delvina për AFP, duke e përshkruar yllin e mëparshëm të real-TV dhe manjatin e pasurive të paluajtshme si një “shpirt të lirë”.

Ekspozita e artit në Tiranë, me titull “The Donald”, tregon rreth 50 piktura të frymëzuara nga Trump, duke përfshirë një me Zonjën e Parë Melania që pozon e ulur si Mona Lisa.

Kur u pyet për të shpjeguar adulimin e tij të Trump, Delvina citon një kuotë të George Orwell: “Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”.

Megjithëse presidenti amerikan akuzohet vazhdimisht sikur ai hedh poshtë faktet, artisti e sheh atë si një luftëtar trim në një luftë kundër “fake news”-eve – një etiketë që Trump pëlqen të përdorë kundër mediave kritike.

Ekziston një ndjenjë e fortë pro-SHBA në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku flamujt amerikanë janë një pamje e zakonshme në rrugët e Shqipërisë.

Pas fitores elektorale të Trump në 2016, një qytet në Shqipërinë qendrore riemëroi një bulevard në nder të tij.