Aktori Eddie Redmayne do të bëhet së shpejti baba, dhe ky lajm vjen si qershia mbi tortë për të, pas një viti të suksesshëm. Fituesi i çmimit Oscar dhe bashkëshortja e tij Hannah nuk e kanë bërë ende publik lajmin, por konfirmimi vjen nga një mikeshë e afërt e tyre, për revistën “People”. Ky është fëmija i parë për cciftin, të cilët e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë një vit më parë, ndërsa këtë vit festuan edhe përvjetorin e tyre të të parë. Aktori i “The Danish Girl” në një intervistë për “People” ka rrëfyer për marrëdhënien me bashkëshorten e tij dhe martesën.
“Kjo ka qenë e jashtëzakonshme. Një furtunë e mrekullueshme në jetën time. Mendoj se fjala e duhur mund të jetë “ e shenjtë”. Ajo është absolutisht një shenjtore, që na drejton të dyve. Është e mrekullueshme të martohesh më një njeri që e dashuron, sepse ndjehesh i plotësuar,” tha 33-vjeçari. Redmayne foli edhe për planet e tij në të ardhmen, ndërsa tha se pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Fantastic Beasts”, do të merrte një kohë pushim, në karrierën e tij. Dhe kjo periudhë tashmë duket se ka kuptim, pasi dotë vijë pikërisht në momentin që vjenë në jetë edhe voglëlushi i tyre.
“Planet e mia janë që pas disa muajve, kur të përfudnoj xhirimet e Fantastic Beasts, do të marr pak kohë për vete,” tha aktori. Redmayne këtë vit përfundoi edhe xhirimet e filmit “The Danish Girl”, ku ai luan rolin e një transeskualit, Lili Elbe në vitet 1920. Gjatë këtij viti, ai u vlerësua edhe me çmimin Oscar si “Aktori më i mirë”, për portretizmin e fizikantit Stephen Hawking në filmin “Teoria e gjithçkasë”.